Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot nen për nen dy pr/ligje, "Për të drejtën e informimit" dhe disa ndryshime në ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave personale". Gjatë diskutimit, disa nene të dy drafteve iu nënshtruan riformulimit, sipas propozimeve të bëra nga relatoret përkatëse, deputetet Vasilika Hysi (PS) dhe Silvana Caka (LSI).
Pr/ligji "Për të drejtën e informimit", që bazohet në modelet më të përparuara të vendeve europiane, është një sistem i ri mbikqyrjeje i së drejtës për informim nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo vlerësohet si mekanizmi më efektiv për të siguruar zbatimin në praktikë të kësaj të drejte. Për këtë është siguruar dhe bashkëpunimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ligji sjell disa risi, ku së pari nuk do të ketë një komisioner të ri për të drejtën e informimit, por Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr një kompetencë ekstra të theksuar dhe emërtimi i tij ndryshon, në "Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale". Risia e dytë shumë e rëndësishme për çdo qytetar është që në çdo institucion të administratës publike krijohet koordinatori për të drejtën e informimit.
Ndërsa, ndryshimet në ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave personale" përcaktojnë që autoriteti i komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale të ushtrojë autoritetin e tij edhe në implementimin e ligjit 'për të drejtën e informimit' pasi ai gëzon një sërë kompetencash deri në atë vendimmarrës, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.
Nesër këto dy pr/ligje pritet të miratohen dhe në tërësi nga komisioni parlamentar, për t'iu përcjellë më pas për miratim seancës plenare. /ATSH/
/Shqiptarja.com