Objektivat që synohen të arrihen janë krijimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin dhe gjithëvjetor, rritja e numrit të turistëve, netëqëndrimeve dhe të ardhurave prej tyre, rritja e cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet vendosjes së kritereve, rregullave e standardeve, reduktimi i informalitetit dhe krijimi i bazës së të dhënave, investime strategjike në turizëm, duke krijuar lehtësira në procedura dhe
incentiva, si dhe rritja e cilësisë së jetësës së komunitetit, nëpërmjet punësimit në industrinë e turizmit.
Rregullimet e propozuara në ligjin e ri p/ligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtërintjen e trashëgiminë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.
P/ligji parashikon edhe ngritjen e Fondit të Zhvillimit të Turizmit, çertifikim dhe licencim të subjekteve në fushën e turizimit, kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me shenja dalluese, yje, çertifikim të udhërrëfyesve turistikë, etj.
Po ashtu parashikohet ngaritja e Inspektoratit që mbulon fushën e turizmit, i cili ka për qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të turizmit nga sipërmarrjet turistike, monitorimin e standardeve e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit./a.gjonaj/f.n/
