Pa asnjë goditje në portë dhe me lojë nervash, Kombëtarja barazon pa gola me Uellsin

Miqësorja e parë e qershorit për kombëtaren shqiptare, që ishte kundër Uellsit, është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e Cardif-it, pati shumë tension në fushë, aq sa dhe arbitri nxorri shtatë kartona të verdha, duke krijuar përshtypjen e një 90 minutëshi tejet të rëndësishëm.

Më me vrullë sfidën e nisën kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja, ndërsa rasti më flagrant ishte ai i minutës së 16 me Rei Manajn që shpërdoroi një mundësi të artë. Deri në fundin e pjesës së parë Shqipëria ishte dominuese pavarësisht se në këtë ndeshje kurrë nuk e goditi topin në portë.

Në fraksionin e dytë të lojës Uellsi ndërroi marsh dhe për pasojë rrezikoi jo pak herë për të gjetur avantazhin. Kjo do të kishte ndodhur nëse Gentian Selmani, portieri që aktivizohet në Turqi, nuk do të kishte bërë një ndeshje mbi prishtshmëritë. Pavarësisht presionit deri në minutat shtesë ndeshja u mbyll me porta të paprekura.

Pas tre ditësh Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore. Edhe kjo po ndaj një kundërshtari që bën pjesë në Euro 2020 siç është Republika Çeke.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja