‘Pa celular por të lumtur’ zonjat në ‘Rreze Dielli’ kujtojnë me nostalgji vitet para 90’ në Shqipëri

Vitet para 1990 në Shqipëri ishin shumë ndryshe. Pavarësisht jetës së mbyllur e vështirësive të tjera që krijoi sistemi komunist, zonjat në studion e “Rreze Dielli” kujtojnë me nostalgji ato vite dhe mënyrën e thjeshtë të jetesës që bëhej dikur.

“Në atë kohë gratë do shkundnin shtëpinë dhe burrat merrnin fëmijët për dore dhe dilnin I nxirrnin nëpër parqe ose tek këndi lojërave që ne të punonim më lehtë. Dreka ishte pulë me patate dhe ndonjë lakror, kjo ka qenë tipike dhe që të dielën shtinim në ujë fasulet për të hënën, ishte traditë” kujton me nostalgji znj. Natashi Mio se si kalohej fundjava dikur.

“Gratë në atë kohë kishin më shumë komoditet në familje se ne fëmijët, dilnim dhe luanim jashtë dhe kur shkonim tek nëna dhe gjyshi ne çliroheshim nga zinxhirët dhe tundej lagja nga gëzimi I zërave, kishte hapsira dhe kur na thërrsinin dilnin të gjithë prindërit me rradhë” tha pedagodia Nora Malaj.

Ndër të tjera, ajo shprehu edhe shqetësimin e ndryshimit të kohërave, duke i bërë njerzit gjithmonë e më shumë antisocial.

“Nuk ka pasur familje shqiptare që festat e fundvitit t’i jetonte vetëm. ose mblidheshin tek gjyshja, unë kam pasur fatin që të kisha edhe stërgjyshet dhe dhe mblidheshim me gjyshërit, dajat, hallat, xhaxhallarët dhe bëheshin tre tavolina, e më të rriturëve,  tavolina e më të rinjve dhe fëmijëve. Por kënaqësia më e madhe ishte kur  nuk flije tek krevati por shtrohej në shesh. Ndërsa sot shoqëria, është kthyer nga shoqëri sociale që ka qenë dikur ku rrathët e komunikimit ishin të shtresëzuara  ndërsa sot është kthyer në shoqëri konsumiste. Edhe gëzimi sot është kthyer në komercialitet” tregon më tej ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia: 15/12/2022 18:48

    Ishin te lumtura edhe kur mbanin rradhe per nje shishe qumesht per t'jua dhene femijeve bashke me feten e bukes vetem me sheqer siper? Ishin te lumtura edhe kur zjeni me ore te tera kazanin me breke e sapun, per ti shplare pastaj me uje akull? Ku jetoin keto gra te lumtura aman, apo ishin gra blloku?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë