Resmi Turhani, burri i hallës i dënuar me 3 muaj burg për abuzimin seksual të 17-vjeçares R.K nga Berati, rasti i së cilës është trajtuar sot në “Pa gjurmë” në Report Tv nuk pranon t’a ketë abuzuar.
Gazetarja Odeta Duma ka thënë në puntatën e sotme, se Turhani ka pranuar në dëshminë e tij se ka abuzuar me vajzën por sipas tij, marrëdhënia seksuale ka ndodhur sipas dëshirës. Burri i hallës ka deklaruar se vajza ka denoncuar nga inati, pasi ai kishte kryer marrëdhënie edhe me nënën e vajzës. Resmiu, i kontaktuar nga “Pa gjurmë“ nuk ka pranuar të flasë sot përballë nënës dhe vajzës.
Diskutimi në “Pa gjurmë”
Vajza e abuzuar: Kisha frikë mos i ndodhte gjë mamit, mos ai vinte njeri që ta vriste. Doja të rrija pranë saj. Kisha psikologe në shkollë.
Gazetarja Odeta Duma: Ke marrë këshillim në shkollë?
Vajza e abuzuar:Po, ajo më ka mbështetur shumë.
Gazetarja Odeta Duma: Zonja Violeta e dini për vendimin e gjykatës për Resmiun?
Mamaja e vajzës: Ai se pranon. Në gjykatë nuk u paraqit.
Gazetarja Odeta Duma:Ai e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie me vajzën. Në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se shtetasi ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Sipas tij, e mitura, është mërzitur se ka marrë vesh se ai ka kryer marrëdhënie edhe me nënën e saj, Violeta.
Mamaja e vajzës:Faktikisht, mua ai më solli tek njerëzit e burrit, por jo, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Vajza: Kjo është gënjeshtër, sepse unë nuk kam kryer marrëdhënie me dëshirë. Me nënën, nuk ka kryer kurrë marrëdhënie. Mes tyre nuk ka ndodhur asgjë. Është gënjeshtër.
Lajmi kryesor:
'Pa gjurmë'/ Historia tronditëse, 17-vjeçarja nga Berati abuzohet seksualisht nga burri i hallës











