'Pa gjurmë'/ Historia tronditëse, 17-vjeçarja nga Berati abuzohet seksualisht nga burri i hallës

Historia e saj është një histori e njërës prej atyre. Ajo nuk është Xhisiela por ka pothuajse të njëjtin fat me të. Adoleshentja me inicialet R.K vendos të bëjë publike historinë e përdhunimit nga burri i halles, kësaj here jo nga xhelozia, por nga frika e dhunuesit dhe se ndjehet ende e kërcënuar.

Nisur nga rasti i ngjashëm, adoleshentja që sot është 17 vjeçe vendos ta bëjë publike historinë e saj në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në Report TV. Ishte mëngjes atë ditë, kur asokohe 14 vjeçe, vajza me inicialet R. K ishte ende në gjumë. Fund korriku i vitit 2015 do të ishte fillimi i një ankthi të gjatë për adoleshenten nga Berati.

Kur burri i hallës, Resmi Turhani i kërkoi nënës së saj se ku ishte vajza, ajo e gënjeu duke i thënë se ishte babai i adoleshentes që e kishte çuar ta merrte.

14-vjeçarja e përlotur tregon sesi nisi kalvari i asaj dite, kur Resmiu e çoi në pyll larg banesave, matanë Urës Vajgurore në drejtim të një fshati.

Nuk do ta mendonte kurrë, se ku kishte ndërmend ta degdiste Resmiu, pavarësisht këmbënguljes së saj që ai t’a zbriste nga makina. Ai i mbylli të katërta dyert dhe aty ndodhi gjithçka. Vajza u përdhunua.

Edhe pse tentoi t’i largohej egërsimit të përdhunuesit e mitura nuk arriti dot t’i shpëtonte agresorit, pasi vendi që banorët e quajnë Veterik tek pishat ku dhe ndodhi ngjarja, ishte shumë larg banesave të fshatit. Ajo do të mbërrinte në shtëpi pasditen e vonë, vetëm pasi dhunuesi e kishte lëne dhe ishte larguar, ndërsa gjithçka kishte ndodhur me të do t’ia tregonte në fillim nënës së saj.

Pas asaj dite në detajet që 17-vjeçarja jep sot në rrëfimin që bën thotë, se Resmiu ka tentuar edhe herë të tjera të kryejë të njëjtin veprim, madje edhe duke e kërcënuar, por kanë qenë prindërit që bashkë me të kanë deklaruar gjithçka në polici. Ajo e mbyll këtë rrëfim me ndjenjën e frikës dhe ankthit të vazhdueshëm që e përndjek që prej asaj dite.

Ngjarja ka ndodhur më datë 27-07-2015, ku në shtëpinë time në mëngjes rreth orës 08:00, erdhi Resmi Turhani dhe pyeti mamin tim se ku e ke vajzën dhe mami i tha që isha në gjumë. Ai filloi duke i thënë mamit  tim ik dhe shko tek dhoma e vajzës, zgjoje nga gjumi mos të shkoj vetë e ta marrë. Mami i tha ik dhe merri leje Luanit, për xhaxhin tim dhe ai i tha mamit që ishte ai që më dërgoi dhe më tha ik merr dhe çoje tek shtëpia jote të ndihmoj vajzën tënde, por Resmiu e gënjeu mamin tim për të më marrë mua.

Ika me Resmi Turhanin në mëngjes kur u afruam afër shtëpisë së tij i thash që ndalo këtu se arritëm por ai më tha që do të ikim deri tek Ura Vajgurore në Berat se do të marr një shok me makinë dhe do t’a sjellim në Bilc. Kaluam Urën Vajgurore dhe mori rrugën për në Strav dhe u afruam në fshatin Veterik, dhe e pyeta se ku po më çon dhe ai u përgjigj atë e di unë dhe ti nuk e di. Unë doja të hapja derën por ai i mbylli të katërta dyert e makinës e nuk mund të dilja dot. Më çoi në një pyll zbriti nga makina Resmi Turhani e erdhi nga mbrapa makinës ku isha ulur unë, hapi derën e hipi mbrapa makinës e filloi duke më puthur, hoqi rrobat e tij Resmi Turhani.

Unë kisha shumë frikë nga ai dhe fillova e po qaja dhe i thash “ik largohu..”, ai më mbylli gojën ngaqë e pa që unë po bërtisja me të madhe, po shtëpitë ishin shumë larg nga pylli ku më çoi Resmiu.  Unë vetëm se i gjuajta me shpulla por ai nuk më linte që t’u ngrihesha se ai ishte shumë i shëndoshë dhe nuk lëvizja dot.

Në orën 19:25 ai më solli ke lagjia vajta në shtëpi, u lava, hoqa rrobat që kisha vesh dhe më pas i tregova mamit tim kështu kështu më bëri Resmi Turhani.

Unë atë ditë që më përdhunoi Resmi Turhani, unë vajta me babain tim te shoku i babait se do i çonte babai im një porosi.

Resmiu kishte vajtur prapë te shtëpia ime dhe po i thoshte mamit ku vajti goca, mami i kishte thënë që vajti te toka për të hedhur bagëtive dhe ai kishte shkuar atje dhe donte të më përdhunonte prapë.

Kur erdha me babain në shtëpi, ai po zihej me mamin tim, e kërcënonte dhe më pas po më kërcënonte mua dhe më tha në qoftë se vete në polici, ose i tregon Luanit që të përdhunova unë do të ballafaqoj me Luanin që ikën me çunat , do ta gënjej për ty që të vrasë dhe do të bëjë të pamundurën që babai jot të ndahet nga mami jot.

Vete në Polici bashkë me prindërit e mi dhe i tregova për çështjen time policisë që kështu ma bëri Resmi Turhani. Dhe unë dy muaj nuk rrija te shtëpia se kisha shumë frikë se më kujtohesh ajo që më bëri dhe kisha kaluar në traumë dhe nuk arrija të flija natën se trembesha për vdekje. Kështu më ka ndodhur mua ky problem nga Resmi Turhani.

Dëshmia e 17-vjecares së abuzuar seksualisht nga burri i hallës

Në studion e Pa gjurmë, vajza dhe mamaja kanë thënë se abuzimi seksual ka ndodhur 2 herë, dhe se është bërë kallëzimi në polici, por se burri i hallës ka bërë vetëm 3 muaj burg. Burri i hallës, që ka abuzuar me vajzën, ka pranuar faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, por jo faktin se akti ka ndodhur pa dëshirë. Sipas Resmi Turhanit, akti ka ndodhur me dëshirë, por se vajza nuk ka pranuar faktin që ai kishte kryer marrëdhënie edhe me nënën e saj. Vajza dhe e ëma kanë mohuar një gjë të tillë, ndërkohë që 17-vjecarja ka treguar se po e vuan këtë traumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
'Pa gjurmë'/ Dëshmia e burrit në gjykatë: Vajza erdhi me dëshirë, denoncoi se i erdhi inat ngaqë kisha kryer marrëdhënie edhe me mamanë

Resmi Turhani, burri i hallës i dënuar me 3 muaj burg për abuzimin seksual të 17-vjeçares R.K nga Berati, rasti i së cilës është trajtuar sot në “Pa gjurmë” në Report Tv nuk pranon t’a ketë abuzuar. 

Gazetarja Odeta Duma ka thënë në puntatën e sotme, se Turhani ka pranuar në dëshminë  e tij se ka abuzuar me vajzën por sipas tij, marrëdhënia seksuale ka ndodhur sipas dëshirës. Burri i hallës ka deklaruar se vajza ka denoncuar nga inati, pasi ai kishte kryer marrëdhënie edhe me nënën e vajzës. Resmiu, i kontaktuar nga “Pa gjurmë“ nuk ka pranuar të flasë sot përballë nënës dhe vajzës. 

Diskutimi në “Pa gjurmë”

Vajza e abuzuar: Kisha frikë mos i ndodhte gjë mamit, mos ai vinte njeri që ta vriste. Doja të rrija pranë saj. Kisha psikologe në shkollë.

Gazetarja Odeta Duma: Ke marrë këshillim në shkollë?

Vajza e abuzuar:Po, ajo më ka mbështetur shumë. 

Gazetarja Odeta Duma: Zonja Violeta e dini për vendimin e gjykatës për Resmiun?

Mamaja e vajzës: Ai se pranon. Në gjykatë nuk u paraqit.

Gazetarja Odeta Duma:Ai e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie me vajzën. Në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se shtetasi ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Sipas tij, e mitura, është mërzitur se ka marrë vesh se ai ka kryer marrëdhënie edhe me nënën e saj, Violeta.

Mamaja e vajzës:Faktikisht, mua ai më solli tek njerëzit e burrit, por jo, kjo gjë nuk ka ndodhur. 

Vajza: Kjo është gënjeshtër, sepse unë nuk kam kryer marrëdhënie me dëshirë. Me nënën, nuk ka kryer kurrë marrëdhënie. Mes tyre nuk ka ndodhur asgjë. Është gënjeshtër.

Ora 20:04
'Pa gjurmë', vajza: Burri i hallës abuzoi seksualisht 2 herë me mua, bëri vetëm 3 muaj burg

Mbrëmjen e sotme, vajza 17-vjeçare e dhunuar, ka qenë e pranishme në studion e “Pa gjurmë”, së bashku me të ëmën e saj. Vajza ka thënë se burri i hallës që e ka abuzuar seksualisht, ka bërë vetëm 3 muaj burg dhe më pas është liruar. Burri i hallës, ka pranuar në Gjykatë se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por me dëshirë. Sipas tij vajza ishte mërzitur me të, sepse ai kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe me të ëmën e vajzës.

Po prisnim avionin në Rinas i cili u vonua dhe më thotë eja dalim. Pasi largohemi se më tha eja ikim për darkë, deri në një rrugë dytësore diku ku nuk kishte më njerëz, filloi të më prekë... Fillova po qaja, i bia me shpulla dhe aty është pjesa ku ndodhi. E parandjeva se mu bë si lëmsh në stomak. kur kam shkuar në shtëpi i kam treguar mamit dhe nënës. Ato filluan të qanin. 

Vajza e abuzuar seksualisht nga burri i hallës

Mamaja e vajzës ka thënë se vajza është mbajtur peng 3 ditë në vitin 2016 nga burri i hallës.

Nuk ma solli ditën e dytë, ditën e tretë shkova dhe e mora vetë. E mbajti vajzën tre ditë peng në janar 2016. E gjeta vajzën të sëmurë.  Ai nuk u paraqit në Gjykatë dhe nuk e pranonte akuzën. 

E ëma e vajzës

Vajza ka treguar në “Pa gjurmë”, edhe për abuzimin për herën e dytë seksual. Vajza ka thënë se ka bërë një kallëzim në policinë e Beratit.

Kam shkuar në spital kur abuzoi herën e dytë. Kam bërë edhe kallëzim në policinë e Beratit. Ishte ora 08:00 e mëngjesit. E takoj Resmiun dhe më thotë do vish me mua se e njoftova xhaxhin tënd që të vish me mua të ndihmosh vajzën time për të rregulluar shtëpinë. Në 27 korrik 2017 është hera e dytë e abuzimit. Babai nuk ishte i aftë dhe për çdo gjë rreth meje vendoste xhaxhai. I them nuk vij, dua të flas vetë me xhaxhin, por më tha eja se do vinte edhe Alketa. Ai ka një dyqan që shet plehra kimike dhe aty ishte edhe Alketa, por ajo nuk arriti të më shihte brenda në makinë. Nuk më çoi te shtëpia e tij. Kur e pyesja se ku po më çon më tha atë punë e di unë dhe filloi të abuzojë. Ishim në një vend ku nuk kishte shtëpi afër. Kam mbërritur në shtëpi dhe i kam treguar mamit të gjithë historinë time. Por, bëra dush menjëherë dhe nuk e dija se s'duhet të lahesha që të bëja kallëzimin. Ai bëri vetëm 3 muaj burg. Tani kam frikë se përndiqem prej tij.

Vajza e abuzuar seksualisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjirokastriti: 09/10/2018 20:56

    Cfare gjyqtare Jane keta we japin keto denime qesharake the tills tragjedi I kalofshin ne shpine e Tyre keta gjyqtare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja