‘Pa gjurmë’/ Gruaja u martua me pakistanezin, rikthehet historia e Elton Beqirit: Dua fëmijët e mi

Rikthehet në studion e “Pa gjurmë” historia e Elton Beqirit, babai nga Shkodra që kërkon dy fëmijët e tij pas ndarjes me Remzijen. Remzija u largua në Gjermani dhe më pas u martua me një pakistanez, ndërkohë që Eltoni, kërkon fëmijët e tij. (LEXO KËTU).

Mbrëmjen e sotme, në “Pa gjurmë”, ka folur tezja e Remzijes, e cila ka thënë se Eltoni e ka dhunuar, ndërkohë që mamaja e Eltonit, dhe vetë ai, kanë mohuar këto deklarata.

Diskutimet në studion e "Pa gjurmë":

Tezja e Remzijes,  Vildana Dibra: Eltoni ishte i dhunshëm, luante kumar. Ajo e ka denoncuar në polici disa herë. Mbulohej disa herë në trup nga shenjat e dhunës. Asaj i vinte keq se e kishte babain e fëmijëve. Prishte ndihmën sociale në bixhoz. Kur e gjente pjatën bosh, e dhunonte atë dhe fëmijët.

Mamaja e Elton Beqirit: Ku ishe ti kur djali dhunonte mbesën tënde? Sa e sa herë, edukatorja e kopështit thoshte se fëmijët vijnë në kopësht pa ndërresa? Sa turp. Sa herë i shkoja tek nëna e saj, duket se ajo se do më djalin tonë. S’është mirë e ëma kurrë.

Vetë Eltoni është shprehur se nuk e ka dhunuar, dhe se merrte para nga fondacionet private pa i treguar asgjë.

Elton Beqiri: Ka shkuar ka marrë lodra për fëmijë. Nuk është detyruar kurrë të marrë gjë për fëmijët. S’ka patur kurrë nevojë të ikte. Ajo ka ikur nëpër fondacione se i paguanin kopështin e fëmijës, ne s’na ka treguar gjë. Unë kërkoj fëmijët e mi.

Ndërkohë që në lidhje telefonike gjatë emisionit ka ndërhyrë edhe kushërira e Remzijes, e cila ka thënë se ishte e dhunuar.

Kushërira: Ajo ishte e dhunuar, të flasim të drejtë. Të gjithë e dinë sesa e ka dhunuar. Si mund të flasë zonja ashtu? Nuk kam pse e bëj publik. Jam vajza e xhaxhait të Remzijes, Denada.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025