Humbi kontaktet në vitin 2007 në një spital hollandez, nëna e Marino Muhaj në 'Pa gjurmë': Vetëm më thuaj se je gjallë

Humbi kontaktet në vitin 2007 në një spital hollandez, nëna e Marino Muhaj në 'Pa gjurmë': Vetëm më thuaj se je gjallë

I humburi Marino Muhaj

Historia e Marino Muhaj është kthim pas në kohë. Në vitin 1993 emigroi drejt Hollandës. Në vitin 1998 pajiset me dokumenta, ndërsa në nëntor të po këtij viti merr nënshtetësinë nga shteti Hollandez. Gjatë kësaj kohe njihet me emrin Naim Bashaj si Kosovar nga Peja.

Sipas dëshmive të familjarëve, Marino telefononte familjen rregullisht, madje dhe u rikthye në vitin 2006, ku edhe qëndroi për një vit në vendlindje. Në 2007 niset përsëri drejt Hollandës, për të rinovuar dokumentat.

Në qershor të vitit 2007, Marino i nënshtrohet një operacioni në këmbë, për të cilin del me sukses. Nga spitali ku ndodhej telefonon familjen duke i qetësuar se shkonte mirë me shëndet madje se kishte filluar edhe një punë të re. Kjo ka qenë dhe telefonata e fundit bërë nga Hollanda e Marino Muhaj.

E pranishme në studion e emisionit "Pa gjurmë", e ëma e tij, Myrteza Muhaj, i bëri apel të birit që ta telefononte vetëm sa për t'i dhënë që ishte gjallë pasi ajo nuk kërkonte gjë tjetër prej tij. 

E mori më para se shokët pasaportën. Nga 2007 nuk kam asnjë lloj komunikimi. T’ja dëgjoj edhe njëherë zërin. Babain nuk e ka më, të paktën të të shoh edhe njëherë me sy. Vetëm më thuaj që jam gjallë, ska problem nëse nuk do të flasësh me mua. Vetëm Zotit i lutem që djali im të tregojë që është gjallë. Të lutem bir mos më harro.   

Myrteza Muhaj

I kontaktuar nga redaksia e emisionit, shoku i ngushtë i Marinos, identiteti i të cilit u mbajt i fshehtë, ka rrëfyer detaje të reja mi jetën e të riut në Hollandë, detaje që as familja e tij nuk ishte në dijeni. 

Mariono ka pasur probleme me lëndët narkotike pasi ishte përdorues i tyre.

Shoku i 42-vjeçarit 

Pas këtyre informacioneve, nga studioja e "Pa gjurmë" ka ndërhyrë edhe daja e Marinos, Gëzimi, i cili u shpreh se në kontaktet e fundit që kishte pasur me shokun e nipit të tij, detaje të tilla i ishin fshehur. 

Mua më tha që është munduar ta gjejë por nuk e kam gjetur më tha. Kam një mesazh: Të dali e vërteta.

Daja e Marinos, Gëzimi

Sipas avokatit, Eduart Mullaraj gjetja e 42-vjeçarit është më e thjeshtë pasi ai ishte i pajisur me një pasaportë hollandeze dhe shteti ka të dhëna për të.

Ai ka pasur një pasaportë dhe kjo e bën ngjarjen më të verifikueshme. Do t’i çojmë një kërkesë qytetit ku ai jetonte në Hollandë. Ai mund të ketë konsumuar overdosë apo mund edhe të ketë pasur fate të ndryshme. Do të kërkojmë edhe në morg.   

Eduart Mullaraj, avokat

Qëndrimi i tij, për afro dy vite në Shqipëri, rikthimi në shtetin hollandez dhe më pas zhdukja pa lënë gjurmë është itinerari që kaloi në misterin që mban 42-vjecari, i zhdukur habitshëm pa lënë asnjë gjurmë.

Në emisionin e sotëm në "Pa gjurmë" u trajtua edhe çështja e këngëtarit "Reni i Elbasanit", i cili rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Për më shumë detaje nga historia e këngëtarit të humbur, lexoni këtu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën