'Pa gjurmë’/ I humbur prej 10 vitesh në Greqi, informacione të reja për vendndodhjen e Gëzim Kicës

Është rikthyer ditën e sotme në emisionin “Pa gjurmë“ historia e 32-vjecarit Gezim Kica, e cila e ka pikënisjen nga Berati nga ku ai u nis për të emigruar me destinacion Greqinë në vitin 2006. (SHIKO KËTU) Dy vëllezerit Olti dhe Gëzimi asokohe 18 vjeç u nisën nga mali për të emigruar në shtetin fqinj. Me të mbërritur të dy nisën punë në ndërtim.

Pas 9-muajsh Gezimi i thotë të vëllait se do të largohej për të bërë udhërrëfyesin e grupeve të refugjatëve të tjerë, për të kaluar kufirin ilegalisht. Olti qëndron në Greqi për të vazhduar punën, ndërsa Gëzimi kthehet drejt Shqipërisë. Merr në telefon të vëllanë duke i thënë se i duheshin para për pasaportën dhe se ndodhej në Berat. Olti i dërgon 100 eurot përmes bankë.

Mbas disa javësh Gëzimi rikthehet në Greqi, ku kishte dhe shtëpinë me qera në Janinë, pasi kishte filluar të merrej me trafik klandestinësh, për të cilët qendra ishte Janina dhe më pas i shpërndante nëpër fshatra, ku kishin kontaktet e tyre. Gëzimi pikaset dhe përfundon në burg. Dënohet me 45 ditë burg në Prevezë.

Gëzimi bashkë me grupin e klandestinëve transportonte edhe drogë, kundrejt parave. Ai ishte gjithnjë në lëvizje, duke i pohuar kunatit të tij, se jetonte bashkë me një shok.Në telefonatën e fundit më 10 mars të vitit 2008, Gezimi i thotë Taulandit se po shoqëronte një grup prej 100 refugjatësh. 

Vëllai i tij, Oltjon Kici tha se: Uroj që të jetë mirë. Sido që të jetë historia e tij unë do ta ndihmoj nuk do ta braktis. Ai zihej me mua sepse unë nuk merrja shpesh në shtëpi. Ka qënë shumë i dashur.

Ndërsa telefonata të shumta kanë ardhur në redaksinë e emisionit. Një telefonues anonim tha se Gëzimi tani mban emrin Niko dhe ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Greqi.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja