'Pa gjurmë'/ U lind në Angli si emigrante, ish-partnerët në kërkim të vajzës që u birësua pa dijeninë e tyre

Brunilda Hajrulla dhe Leonard Lazaj lidhen sëbashku që kur Brunilda ishte ende në shkollën e mesme. Nga kjo marrëdhënie që në fillim diçka nuk shkonte si duhej. Brunilda nuk kishte mësuar se kjo ishte një marrëdhënie paralele, pasi ai ishte martuar një vit më parë dhe kishte një djalë. Në një kohë që Brunilda mëson se kishte mbetur shtatzënë, të dy vendosin  të emigrojnë drejt italisë.

Dhe kështu ndodhi, cifti zhvendoset në shtetin fqinj për të qëndruar rreth 6 muaj atje. Më pas Brunilda lëviz drejt Anglisë ku Leonardi kishte të vëllanë, ndërsa vetë Leonardi qëndron në Itali.Qëndron pak ditë atje për t'u regjistruar si kosovare në një godinë hoteli ku jetonin edhe emigrantë të tjerë shqiptarë. Brunilda regjistrohet me emrin Suela Hyseni. E zonja e hotelit quhej Pam dhe ishte një grua zemërgjerë që ndihmonte emigrantët në ushqime dhe veshmbathje. Ajo krijon një marrëdhënie të ngushtë miqësore me Brunildën duke e ndihmuar shumë, pasi ishte edhe shtatzënë.

Ndërkohë që Brunilda dhe Leonardi ishin në emigrim, babai i Brunildës nga meraku për të bijën bën denoncim në policinë e Vlores me motivacionin se vajzën ia kishin cuar prostitutë. Leonardi kthehet nga Italia në Shqipëri për të sqaruar të gjithë marrëdhënien e tij me Brunildën dhe se të gjitha pretendimet ishin të pavërteta. Nga përtej kufijve Brunilda lind vajzën e saj në Londër por Leonardi s’mundi të shkonte dot. Te dy biejnë në dakordësi që vajzën me emrin Suela ta lënë në Londër për pak kohë sa Brunilda të kthehej në vendlindje.

Pas afro 15 ditëve Brunilda rikthehet në  Londër për të marrë Suelën e vogël, por mëson se vajza ishte birësuar nga një familje angleze. Brunilda hap një gjygj për mosvenien në dijeni nga asistentja sociale dhe pa miratimin e saj lidhur me birësimin e vjazës. Pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore, Brunilda nuk arrin të marrë vajzën që e lindi më 4 mars të vitit 2000.

Për afro dy vite me radhë kishte dijeni për mënyrën sesi rritej vajza e saj, por më pas nuk mundi të mësojë më asgjë. Sot ajo jeton në Vlorë bashkë me Leonardin, me të cilin lindi edhe një fëmijë tjetër. Pengu i saj më i madh është vajza e birësuar në Angli, për të cilën nuk ka më asnjë informacion dhe që sot është 18 vjeçe.

Me pikëllimin e një nëne në kërkim të Suelës, Brunilda nuk ia fal vetes si mundi ta linte vajzën që u birësua pa aprovimin e saj në shtetin britanik.

Leonard Lazaj sëbashku me Brunilda Hajrulla kanë qenë këtë të martë në studion e "Pa Gjurmë", ku kanë rrëfyer gjithçka në transmetim të drejtëpërdrejtë.

Unë ia mohova se isha i martuar. Ndodh një moment që vijnë prindërit e Brunildës dhe portën e hap bashkëshortja ime. Ata më pyetën nëse mund të futeshin brenda dhe më pas më pyetën për bashkëshorten nëse ishte motra ime, por unë i thashë që jo. Ata donin të largoheshin por unë i thashë që mund të diskutonim. Gjatë asaj kohe kisha dhe vakinë e xhaxhait tim, takoheshim rrallë, unë e doja Brunildën si një i ri që isha, por jo që të prishja familjen për të, isha i ri, shumë i ri. Kam gabuar dhe i kërkoj falje për këtë. Unë e di që për këtë ka filluar dhe kalvari i vuajtjeve.

Pas takimit me prindërit i them Brunildës që do ikja në Itali, por ajo më tha që përpara së të ikja t'i lija një kujtim për hir të dashurisë, më kërkoi një fëmijë. Para se të shkoja në Itali ajo ngeli shtatzënë, sapo e kishte marrë vesh këtë gjë. Pas dy tre muajsh më thotë që donte të vinte me mua në Itali. Ajo donte të vinte që t'iu shmangte përballjes me prindërit. E kam mbajtur përreth 3 muaj unë në Itali. Gjatë këtyre tre muajve, herë gjeja punë, herë nuk gjeja. Duke e parë që nuk po gjeja punë dhe duke pasur një djalë xhaxhai në Angli bëra c'bëra dhe gjeta lekë borxh, kështu e nisa Brunildën në Londër, aty ku lindi vajzën tonë. 

Leonard Lazaj

Ndërsa Brunilda, e emocionuar, rrëfeu për moderatoren e emisionit Odeta Dume se asokohe kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me Leonardin dhe se do të bënte gjithçka që të qëndronte pranë tij. Ajo tregoi më pas se që nga momenti i ardhjes në Shqipëri, ka bërë cdo gjë të mundur për të rimarrë vajzën e saj.

Unë kontaktoj me një avokat dhe rikthehem në Londër në më pak se një vit, për të zhvilluar gjyqin. Vajza ime u birësua pa dijeninë time. Unë kurrë nuk kam thënë që dua ta lë vajzën për birësim, pavarësisht se çfarë është shkruajtur apo thënë. Letrat që na i dërgonte familja angleze, punonjësja m'i dërgonte në një qendër sociale. Më pas i humba kontaktet me të dhe nuk e pashë më kurrë. Cfarë nuk kam bërë që të di se ku gjendet dhe sesi është.

Brunilda Hajrulla

Leonardi, i cili vendosi që të mos e bënte publike fytyrën e tij, më tej tregoi sesi erdhi në jetë djali i dytë. Ai u shpreh në emisionin "Pa Gjurmë" se ndihej i pikëlluar për gjendjen e Brunildës dhe se përsa kohë punonin sëbashku në lokalin e tij, ishte e pashmangshme kontakti me Brunildën. Leonardi rrëfeu edhe sesi e ka përjetuar bashkëshortja lindjen e fëmijës së dytë nga kjo marrëdhënie, duke përshkruar se bashkëshortja e tij ishte shtruar në spital dhe se nuk kishte folur asnjë fjalë për këtë.

Në përfundim të emisionit, të dy pohuan se midis tyre nuk ka më asgjë, e megjithatë, sërish mbeten në kërkim të së vetmes gjë që i bashkon, në kërkim të vajzës së tyre, Suelës. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen