'Pa gjurmë'/ Pas divorcit, një baba me kërkesën për të takuar 3 fëmijët

'Pa gjurmë'/ Pas divorcit, një baba me kërkesën për të takuar 3 fëmijët

Aurel Shega i ftuar në emisionin 'Pa Gjurmë'

Historia e ka pikënisjen që në vitin 2012, kur Aurel Shega me Marinela Bregun u martuan me shkuesi.Fillimi ishte i mirë. Aureli kishte nje biznes të vogël, kur në jetë erdhi vajza e parë Elisja në 12 korrik të vitit 2012. Një vit më vonë erdhi në jetë dhe vajza e dytë Lehandra, më 24 tetor të vitit 2013. Ndërsa më 5 nëntor të vitit 2015 erdhi në jetë edhe Amina vajza më e vogël e familjes Shega. Konfliktet i përkasin vitit 2017, kur Aureli nuk e kishte më biznesin e tij, por ndërkohë merrej me bujqësi dhe blegtori në Bilisht. Edhe ish-bashkëshortja kishte filluar punë në një rrobaqepësi. Ajo qëndron pak kohë aty dhe largohet. Marinela nuk kishte dëshirë të merrej as me punët bujqësore as me punë të tjera, por pretendimi ishte të merrej vetëm me rritjen e fëmijëve.

Krisja e parë ishte vitin 2016. kur Marinela njoftoi prindërit pasi Aureli i kërkonte që Marinela të punonte. Qëndroi një javë tek prindërit dhe rikthehet përsëri tek familja e Aurelit. Sa fillonte kërkesa për punë nga bashkëshorti, Marinela njoftonte prindërit, dhe kjo sipas Aurelit ndodhte që ky i fundit të mos i kërkonte më të shkonte në punë. Marinela rikthehet për herë të dytë, ndërsa dhe situata ekonomike po bëhej gjithnjë e më e vështirë. Erdhi moment që Aureli shet bagëtitë dhe niset drejt Greqisë për të emigruar. Pasi Aureli shkon në Greqi në shtator të vitit 2017 dhe kthehet një muaj më pas në Bilisht, i kishte dërguar 200 euro, të cilat Marinela ia kishte dhënë prindërve të saj pasi pati edhe dakordësinë e Aurelit. Një ditë pasi Aureli kishte ardhur në Shqipëri, filloi dhe kriza më e madhe për familjen Shega, me tre fëmijët. Për shkak se nuk donte të punonte, pasi bën debat me Aurelin, Marinela mbledh rrobat për të ikur përfundimisht tek shtëpia e prindërve te saj, në fshatin Podgorie, largimi i tretë dhe i fundit që ish-bashkëshortja që bën.

Të nesërmen Aureli bën denoncim në polici për arsyet e largimit të ish-bashkëshortes. Kjo ishte një ikje pa kthim e Marinelës. Aureli flet edhe një herë me Marinelën ne fund të 2017, ndërsa i kërkon të atit të saj disa para borxh që ia kishte dhënë më herët. Aureli dërgon kërkesë padi ne gjykatën e Korçës për kthimin e parave më 30.10.2017. Pas këtij moment nis kalvari i gjatë i konfliktit mes dy familjeve. Më 17.11.2017 Marinela kërkon zgjidhje në martesë me Aurel Shegën. Që nga ky moment Aureli nuk është lejuar nga Marinela të takohet me fëmijët. Me motivacionin se nuk ka dhënë kontributin ushqimor, ndërsa Aureli është i deklaruar si i papunë. Detyrimi mujor për fëmijët vendosur ngja gjykata është 50 mijë lekë te vjetra për cdo fëmijë.

Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e një pune stabël ka bërë që 38-vjecari Aureli te mos i përgjigjet dhënies së detyrimit ushqimor që ka për fëmijët, ndërsa për këtë arsye ish bashkëshortja i ka bërë dhe një kallëzim penal lidhur me këtë ceshtje, por me ligj kjo gjë nuk mund ta pengojë të atin për t'u takuar me fëmijët e tij. Aureli bën një kërkesë prokurorise së rrethit Korcë, se disponon disa prova biseda telefonike ku vërteton se Marinela ushtron dhunë ndaj fëmijëve të tyre.

Aurel Shega

I ftuar sot në studion e “Pa Gjurmë”, Aurel Shega iu rrëfye moderatores Odeta Dume se shkaku kryesor i grindjeve me ish-bashkëshortjen e tij, Marinelën ishte gjendja e rënduar ekonomike dhe ndërhyrjet e vazhdueshme familjare. ‘’Konfliktet në familjen time lindën siçlindin në çdo familje, nga vështirësitë ekonomike dhe nga ndërhyrjet familjare, të cilat me të drejtë apo pa të drejtë na forcuan krisjen.” Shega u shpreh më tej se herën e parë që Marinela u largua nga shtëpia, ai i kërkoi që të rikthehej me të për hir të fëmijëve. “Nuk i kërkova llogari, duke pasur parasysh që kemi edhe një diferencë moshe. Ish-bashkëshortja ime është 28 vjeçe ndërsa unë jam 38. Prandaj nuk e mora parasysh ikjen e saj, vetëm për shkak të kësaj diference të madhe”, tregoi Aurel Shega.

Shega instistoi për moderatoren Odeta Dume se shkaku kryesor ishte mos dëshira e Marinelës për të mos punuar. “Ajo nuk kishte dëshirë të shkonte në një rrobaqepësi, të argëtohej me shoqërinë, donte të rriste fëmijët, por nuk mund të mbahet ndonjëherë familja vetëm me një rrogë. Unë fillova punë, merresha në atë kohë me blegtorinë, nuk kisha të ardhura të mjaftueshme. Aty në zonën ku jemi ne, ka shumë gra që punojnë dhe burrat e tyre janë pa punë. Ato punojnë po ashtu në rrobaqepsi.”

Pas ikjes së dytë të Marinelës nga shtëpia, Aureli tregoi në studion e “Pa gjurmë” se ia bëri të qartë Marinelës, se nëse do të largohej sërish gjithçka do të shkatërrohej. “E mora nga shtëpia e prindërve edhe për të dytën herë. Por i thashë, ndodhi njëherë, ndodhi dy herë, teprohet po të ndodhë për të tretën herë.” Shega shtoi përgjatë bisedës se mos dëshira e Marinelës për të shkuar në punë, e bënte këtë të  fundit që të mashtronte. “Na mashtronte, na sajonte gjëra mbrapa krahëve, por unë nuk i jepja shumë rëndësi. Mendoja që ishte lodhur me fëmijët dhe nuk doja t’i kërkoja llogari, sesi më dukej.”

Aureli e pranoi që nuk e ka paguar kontributin shoqëror për vajzat, por sipas tij, nuk ka patur të ardhurat e mjaftueshme ekonomike. Fill pas kësaj deklarate, "Pa Gjurmë" publikuan një foto të mundësuar nga vet Aureli, ku shikohej vajza e tij e vogël me syrin e nxirë. Duke u mbështetur tek kjo provë, Aureli tha se Marinela abuzon me femijët dhe këtë arsyetim e mbështet edhe mbi faktin që Marinela nuk e lejon të takojë fëmijët. "Pasi kisha 15 ditë për t'i mbajtur, shkova me datë nëntë për t'i marrë. Marinela nuk më linte t'i merrja dhe t'i takoja fëmijët. Fëmija është fëmijë dhe herë pas here i ndërron fjalët, por shenjat e fëmijës në fytyrë duhet t'i shpjegojë nëna që i është lënë në kujdestari fëmija. Unë kam pyetur nënën dhe më është përgjigjur: Nuk ka gjë, e di unë atë punë", tregoi Aureli. 

Fotografia ku shfaqet vajza e vogël e Aurelit, e nxirë në anën e majtë të syrit 

Pasi në studio u lexuan edhe mesazhet që kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin në "Facebook" , Aureli i përcoi një mesazh Marinelës duke i thënë që të mos ia ushqejë ndjenjën e hakmarrjes fëmijëve. Duke pranuar se dashuria për ish-bashkëshorten ka mbaruar, Aureli bëri të ditur se nënën e tre fëmijëve të tij do ta respektojë gjithnjë. 

Një pjesë e shkëputur nga bisedat e Aurelit me ish-bashkëshorten e tij, Marinelën

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit