TIRANË - Shqipëria sot është në ditë zie, shenjë sensibilizimi kjo për sulmet e tmerrshme terroriste të së premtes në Paris që lanë 129 persona të vdekur dhe qindra të plagosur. ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, por nga myslimanët anembanë botës apelohet fort që terrorizmi të mos identifikohet me fenë islame.

Ndërsa flamuri i Shqipërisë në sheshin "Skënderbej" ishte ulur gjysmështizë (ashtu si në çdo institucion) në xhaminë e hershme të Et'hem Beut në qendër të Tiranës, dëgjohet ezani teksa fton besimtarët t'i bashkohen lutjes, namazi siç e quajnë myslimanët- një nga 5 shtyllat e islamit.

Këtë video të sjellë nga Shqiptarja.com ju lëmë ta shijoni pa koment...

Sot nënkryetari i Komitetit Mysliman të Shqipërisë kërkoi dënimin pa ekuivok të sulmeve terroriste në Paris.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)