Pa miratimin dhe po ashtu pa konsultimin e Këshillit Kombëtar, të të gjithë anëtareve, nuk mund të ketë asnjë proces bashkimi e as ndarje brenda në PD! Mbi autoritetin e Këshillit Kombëtar nuk mund të dalin as nisma personale, as forume të tjera që nuk e kanë një tagër të tillë! Nismat e fundit po bëhen pa u konsultuar me Këshillin Kombëtar! Këshilli Kombëtar e ka bërë prononcimin e tij sa herë është kërkuar nga forumet e tjera! Këshilli Kombëtar është forumi më lartë i vendimmarrjes në PD! Riformatimi apo ribërja e forumeve të tjera qoftë edhe nga baza nuk mund të bëhen pa u konsultuar me Këshillin Kombëtar! Duhet theksuar se Këshilli Kombëtar, për fat të mirë është i vetmi forum legjitim sot në PD, që është krijuar dhe i pranuar si i tillë para se të fillonte kriza apo përplasja ne PD! Grupi Parlamentar është rezultat i Këshillit Kombëtar i përbërë edhe nga kryetarët e Degëve që kanë bërë betejat e tyre politike dhe elektorale që ato të zgjidheshin dhe të jenë sot përfaqësues në Parlament! As bashkimi e as ndarja nuk mund të ndodhin pa u konsultuar qoftë edhe me votë nga Këshilli Kombëtar i PD!
Nuk mund të ketë zgjedhje e as krijime forumesh në këtë situate në të cilën po kalon PD! Ka dy faktorë që i pengojnë nismat qoftë për zgjedhje të forumeve nëpër Degë apo seksione:
- Tashmë ka një çështje ne Gjykatë dhe duhet të pritet të ketë një vendim të formës së prerë për të
-Situata politike e brendshme nuk mundëson proces zgjedhor, sepse teorikisht askush në kushtet aktuale nuk ka tagër të ndërmarr nisma jashtë asaj që njihet zyrtarisht PD.
Po ashtu duhet të ketë arsye për të cilat ka nevoje për të bërë zgjedhje nëpër degë, nëse dikujt i ka mbaruar mandati ose nëse ndonjë është dorëhequr! Gjithashtu, mekanizmat e zgjedhjeve duhet të jenë vetëm në frymë dhe ne konformitet me Statutin e PD dhe përsëri për ketë të fundit duhet vendimi i formës së prerë të Gjykatës për të qenë të gjithë të qartë se cila forme Statuore mbetet në fuqi dhe po ashtu duhet zbatuar! Vrulli për të bërë "zgjedhje" në fakt, jo vetëm që duken si të njëanshme, por janë edhe një faktor për ta thelluar me shume përçarje, sepse nuk janë gjithëpërfshirëse. PD, ka kushtetutën e saj që është Statuti, ndryshe nuk do të quhej parti politike! Rregullat e lojës janë të caktuara qarte qofte për zgjedhje apo për riorganizim dhe kështu, jo kushto që mbledh pese apo dhjete vete ne nje tavoline, mund të bej të ashtuquajtura zgjedhje duke zgjedhur pikërisht tre nga ata të peste që janë të thirru ne një tavoline ne ndonjë cep lokali! PD, nuk mund të pretendoj të riorganizohet dhe po ashtu edhe ndoshta të riformatohet, nëse nuk ka zgjidhur problemet kryesore që kane të bëjnë me linjat e saj politike, me filozofinë e saj politike e po ashtu edhe me parimet e saj, që ndoshta shkojnë edhe përtej çdo statuti që mund të ketë ne fuqi! Partitë Politike nuk janë organizata personale apo edhe me keq individuale!
Ka rregulla demokratike dhe formale që rregullojnë funksionimin e një subjekti politik! Po ashtu, situata e brendshme e PD, diku e shtirur e diku reale nuk mund të jete një pengese që PD të mbaj qëndrime për opozitarizem! Jo çdo demokrat është i interesuar apo fajtor për situatën e PD e për pasoje çdo demokrat ka të drejte të ketë një PD opozitare! Opozitarizmi nuk është dualitet sipas qejfeve apo halleve, por është një front parimesh kundër çdo fenomeni që cenon demokracinë dhe përfaqësimin e qytetareve brenda partisë, por edhe ne raport me institucionet shtetërore! Standardet e krijuar nga PD ne vitet e fundit nuk mund të jene gurë rezerve që të përdoren sipas halli apo nevojës, por janë themelet që e ndajnë PD ne raport me kundërshtarët e ndoshta edhe me vete aleatet! Kapërcimet brenda ne PD nuk i shërbejnë kësaj partie e as demokrateve! Termat shumice e pakice brenda ne PD nuk i shërbejnë bashkimit e as forcimit të kësaj partie, por përdoren qëllimisht si steriotipe për dallime e për pasoje për të treguar muskujt! Nëse, ne demokratet tregojmë muskujt mes vete, nuk bëjmë asgjë tjetër, por vetëm dëshmojmë se sa të dobët jemi përballë pushtetit! Llogarite dhe aksionet që e çojnë ujin vetëm tek disa protagoniste brenda ne PD nuk u shërbejnë demokrateve e as PD! Kjo e fundit, ka nevoje për nisma e aksione konkrete që nuk tradhtojnë idealet e saj për të cilat u themelua e ashtu nuk tradhtojnë as interesat e demokrateve që vazhdojnë padrejtësisht të jene ne Opozite!