Pa maska e distancim social, Monika Kryemadhi takim me banorët e njësisë nr. 3 Tiranë: Votoni më 25 prill që të ndryshojmë vendin! Pajisuni me karta identiteti

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve, kryeisisht elektroratit të saj të pajisen me karta identiteti dhe të votojmë më 25 prill për të sjellë ndryshimin.

Problemet ekonomike dhe shëndetësia e ndalën Kryemadhin për një kafe mëngjesi me banorët e njësisë 3 në Kryeqytet.

Sipas Kryemadhit, mbyllja e bizneseve e ka ulur mundësinë e punësimit ndërsa ndihmën e qeverisë ndaj qytetarëve e quan inekzistente.

"Ne patëm dje takime dhe një nga gjërat që po diskutonim me ta, janë problematikat, duke qenë se më shumë në jetën e përditshme jemi me të rinj dhe të reja, kemi pasur si problem mungesën e hapësirave të punësimit. Te Njësia 8 ishim me profesor Petrit Baren, i cili po thoshte që gjithë infermierët kanë ikur dhe nuk gjejmë dot një infermiere të kualifikuar, nuk gjejmë dot një student të mjekësisë ku janë e ku s’janë që të jenë pjesë e stafit mjekësor. Nga ana tjetër është dhe kjo çështja tjetër që thatë ju e ilaçeve e të tjera. Por një nga problemet që e ndjekim çdo ditë ne, që është pjesë e jetës së përditshme është që hapësirat janë të pamundura. Edhe kur vjen puna që kur një njeri sëmuret, e ka të pamundur financiarisht për t’u përballur me sëmundjen. Pra nuk është më një shëndetësi falas, por është një shëndetësi shumë e shtrenjtë. Ndërkohë që mundësitë për t’u punësuar janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë kthyer në minus, për shkak sepse bizneset për shkak të pandemisë dhe shumë gjërave të tjera janë mbyllur dhe hapësirat janë shumë të vogla. Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse pandemia, edhe pse lockdoëni që bëri qeveria pa asnjë lloj kriteri, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente, pra që njerëzit nuk e kanë ndjerë atë.  Kështu që në çdo qelizë të familjes shqiptare ka jo vetëm dëm ekonomik, por edhe depresion social” – tha Kryemadhi.

Por për Kryemadhin, 25 prilli është shpresa për ta ndryshuar realitetin.

“Në fakt nuk është thjesht ide e stabilitetit të votave, sesa është tek ideja e përfshirjes së njerëzve që të shkojnë të marrin pjesë në votime, të jenë pjesë e angazhimit, të pajisen me kartën e identitetit, verifikimet në lista. Sigurisht që edhe votuesit për herë të parë që për ne kanë qenë dhe janë gjithmonë pjesa kryesore e rritjes së votës. Dje unë pata një konsultim me djemtë dhe vajzat e LRI-së, që kanë një eficiencë shumë të madhe me votuesit për herë të parë, të përfshirë edhe ato në gjithë sensibilizimin drejt 25 prillit, që është shumë e rëndësishme. Kështu që, unë jam e bindur që 3-4 fishimi i Njësisë 3 do të jetë i jashtëzakonshme, sepse ajo ndihet që nga fakti që që në 7 të mëngjesit ne jemi bërë këtu më shumë se ç ‘duhet, por që jemi ndarë në grupe-grupe për shkak të rregullave anti-COVID” – tha Kryemadhi.

Për këtë arsye, nga njësia 3 Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve të pajisen me karta identiteti dhe të bëjnë verifikimin e emrave të tyre në listat zgjedhore.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 09/01/2021 16:18

    TRURI,nuk eshte i vendosur ne kollare,apo ne Tespiet e qafes se Monikes.TRURI eshte i vendosur ne koken e ç'do gjeje te gjalle.Jan Injorat....qe ,duke u veshur mire ,na shiten per Inteligjent:

    Përgjigju
  • robi: 09/01/2021 13:42

    Cfare pret nga nje grua qe thote se te besh seks ne zyre, apo ne makine me nje partner tjeter nuk ka asnje problem per familjen , por vetem se ne makine eshte pak siklet se eshte ngushte.

    Përgjigju
    • O robi: 09/01/2021 15:02

      Gomari i ben derman kessj lavire.

  • Kacidhe: 09/01/2021 13:02

    Degjoni o milet ... Monik baxhella ju flet..., mos beni seks ne makine... une me Ilirin si dashi me dhine...

    Përgjigju
    • robi: 09/01/2021 15:41

      Duhet te jete keshilluar dhe me trularasken e leshelise qe kakaris ne ekranet tip cim pordha Kejdi dhembcakallen dhe Nora gjithollogen ,bythderren e leshelis

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë