Pa një banesë për të jetuar, nuk paguajnë dot qeranë, Viti i ri i gjen në rrugë çiftin në Tiranë

 

Ky është Ruzhdi Kojku 46 vjeç, cili ka ardhur në Tiranë që në moshën 11-vjeçare, ndërsa 26 vitet e jetës së tij i ka kaluar në emigracion. Prej 11 ditësh, Ruzhdiu së bashku me bashkëshorten e tij Suzanën jetojnë në mes të rrugës, kanë vetëm një krevat, një dollap dhe një frigorifer. Banesa e tyre pa leje është shembur pasi prekej nga plani i Unazës. Ata më pas kanë jetuar në një shtëpi me qera, por që janë nxjerrë jashtë pasi nuk kanë paguar qeranë për disa muaj.

Kam një muaj e gjysmë për të paguar qeranë. Do qeranë ai. Kam 5 fëmijë, 3 nuk e di nga janë, Gjermani, Itali nuk e di. Gocën e kam të martuar në Lushnjë, është shumë larg, çunin e kam 19-vjeç punon për 5-6 mijë lekë. Aq bukur ja kaloj këtu unë. Hajde në mëngjes, kape këtë me dorë, është ujë, nuk të lënë të vendosësh as dy llamarina.

Rruzhdi Krojku

Ruzhdiu dhe Suzana janë prindër të 5 fëmijëve. 3 prej tyre janë në emigracion, por që nuk u kanë ardhur në ndihmë prindërve të tyre. Një prej djemve të Ruzhdiut dhe Suzanës jeton me prindërit, por që nuk preferon të rrijë aty në rrugë dhe në kushte të tilla. Suzana, me lot në sy tregon se i ka humbur kontaktet me djalin.

Nuk më hap telefonin çunin, më ka ikur çuni. E marr në telefon nuk ma hap. Po qante, nuk vij të flej këtu më thotë. Iku.

Suzana Krojku

Vështirësia më e madhe është gjatë mbrëmjes. Temperaturat e ulëta e kanë vështirësuar qëndrimin në rrugë. Gjatë natës mundohen të mbajnë sa më shumë zjarrin ndezur, edhe pse moti i keq nuk i lejon.

Në njërën anë të rrugës bëhen ndërtime, ndërsa në anën tjetër është Ruzhdiu dhe Suzana për të cilët e rëndësishme është të mos ulen temperaturat, dhe mos ndoshta dikush do kujtohet për ta, e viti i ri do t’i gjejë në një strehë të ngrohtë dhe të ushqyer.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim