Pa titull

Pa titull

Xhisiela Maloku, 25-vjeçarja nga Fieri që denoncoi dhunën e ish të dashurit

E kam të vështirë të gjej një titull për atë që dua të shkruaj në lidhje me ngjarjen e fundit që ka në qendër vajzën nga Fushë – Kruja, së cilës nuk dua t’ia përmend emrin në shenjë respekti për të, duke shpresuar, kështu, që emri i saj të kthehet në një gjendje normale, të përmendet ashtu siç është përmendur më parë, si vajza nga një fshat i Fushë-Krujës që studion për master në shkencat politike dhe që ka pasur një ngjarje me të dashurin e saj, ngjarje të cilën, ne, të gjithë, duhet të kemi durim ta mësojmë pasi të mbyllet procesi gjyqësor në ngarkim të ish-të dashurit të saj.

Heronjtë qesharakë
Historia e vajzës nga Fushë Krujës u rikthye në vëmendjen e shtypit shqiptar, kur një ish-polic dha një intervistë që u bë publike pasi ai iku në Zvicër, në të cilën denoncoi Taulant Ballën, Kryetarin e Bashkisë së Krujës, dhe gjithë fisin e djalit që kishte lidhje me vajzën nga Fushë Kruja, se e kishin kërcënuar me pistoletë në kokë që të mos arrestonte djalin që kishte dhunuar vajzën. Ky polic ishte trembur aq shumë nga ky kërcënim, sa vendosi të marrë nga sytë këmbët dhe të kërkojë azil politik në Zvicër te një polic tjetër me mbiemrin Zagani.

Nuk besoj se ka alibi më qesharake, më idiote, dhe më të pacipë se kjo, dhe nuk besoj se ka arsyetim më qesharak se ky për të marrë një dëshmi që të përfitosh azil politik në Zvicër. Nuk dua të përmend përvojën time si gazetar në vitin 1997, të cilën e kam përmendur në një shkrim tjetër, por, si një prej atyre që fëmijërinë dhe rininë time të parë e kam kaluar në Peshkopi e në Mat, dhe, po ashtu, në gjithë këta vite nuk kam lëvizur asnjë ditë nga ky vend, pra, si një prej atyre që pretendoj se e njoh mirë psikologjinë e njerëzve të asaj zone, e them me bindje se një gjë e tillë nuk ka asnjë arsye normale që të ndodhë. Pse ? Nëse nisemi nga hamendja e opozitës që djali është një kockë e fortë, fis i madh, me lidhje të fuqishme gjaku etj., etj., ç’nevojë do të kishte të ngrinte në këmbë gjithë qeverinë, të sillte në komisariatin e Fushë-Krujës Taulant Ballën, Kryetarin e Bashkisë e një njëzetë vetë të tjerë?!

Tipa të tillë i zgjidhin punët me një telefon, nëse do të mbështetemi gjithmonë te logjika e opozitës. Si mund të shkojë në një postë poiilicie Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë më të madhe shqiptare dhe t’i vërë pistoletën në kokë një polici ? Pse ? Për një akuzë të bërë nga një vajzë, aq më tepër siç thotë opozita e pambrojtur ?! Nëse do ta bëjë një ndërhyrje të tillë, pra, marrim rastin me « nëse », ai merr në telefon Drejtorin e Policisë së Shtetit  a të Durrësit dhe e zgjidh me një telefon. Si mund të ndërtohen skena të tilla që nuk kanë as edhe logjikën më minimale. Ky polic i dëshpëruar që kishte ndarë mendjen të ikte jashtë shtetit, mund të kishte zgjedhur një gënjeshtër tjetër, por jo këtë.

Këta heronj qesharakë më kujtuan prokurorin që doli në konferencë shtypi dhe përmendi edhe faksin e djalit të Berishës për dosjen e Gërdecit. Pastaj një ditë më pas Berisha e kërcënoi i përmndi kohën kur kishte qenë hetues, dhe ky prokuror, me bishtë ndër shalë, dha dorëeheqjen nga ajo dosje. Unë respektoj punën e mjaft policëve të ndershëm që përballen vërtet me të keqen në këtë vend, por, për fat të keq, figura e prokurorit, gjykatësit dhe policit ende nuk janë bërë imazhi i ëngjëllit mbrojtës të publikut.

Dy shkolla të rrëfimit gazetaresk
Më kanë bërë përshtypje në këto ditë dy mënyra, apo dy shkolla të rrëfimit dhe të analizës së kësaj ngjarjeje. Karlo Bolino, Mero Baze dhe Ylli Pata më kanë tërhequr vëmendjen për mënyrën profesionale, korrekte dhe duke analizuar faktet. Bolino i përket natyrisht shkollës perëndimore të gazetarisë dhe si një reporter me përvojë, në shkrimet e tij për këtë ngjarje është përpjekur të nxjerrë ndonjë konkluzion duke analizuar faktet.

Në fillim ai zbuloi rolin e prokuroreve femra në këtë histori, pastaj analizoi me kopetencë datat 21 dhe 27 në denoncimin e policit që po kërkon azil politik në Zvicër. Mero Baze ra në sy për respektin ndaj deontologjisë dhe ishte i pari që u kujtoi kolegëve gazetarë se një viktimë e marrë peng nuk mund të përdhunohet, të kërcënohet e të shantazhohet nga media. Nuk është detyrë e medies kjo. Ylli Pata më bëri përshtypje për një qëndrim realist ndaj gazetarëve të kronikës. Sipas tij, këta gazetarë që mbushin tani studiot televizive dhe bëjnë lojën e kushedi se kujt, duke bërë insinuata dhe duke folur me alogjizma apo me konspiracion banal, humbën një shans të madh, sepse kjo ngjarje që ka ndodhur muaj më parë nuk u bë objekt i punës së tyre investigative.

Vetëm pasi u prodhua një komedi me denoncimin e një polici që kishte hall të ikte në Zvicër për të marrë azil politik, vetëm atëhere u turrën të gjithë jo të qëmtojnë fakte, por të ndërtojnë konspiracione, skema që do t’i kishte zili edhe Shekspiri me intriga që ua kalojnë edhe tragjedive të tij.  Pjesa tjetër pastaj përmblidhet nga narrative e PD-së e cila u vulos së fundmi nga një deklaratë e Alibeajt i cili me stilin e komunikatave të KQPPSH-së deklaroi se tashmë gjithë bota e di se … dhe numëroi dhjetë  a njëmbëdhjetë hamendësime që të krijonin përshtypjen se qindra hije lëviznin natën dhe njëherë fshinin pamjet nga kamerat, pastaj ktheheshin dhe pasi fshinin djersët, i futeshin punës për të kërcënuar me radhë e një nga një ose edhe dy e nga dy të gjithë policët që kishin parë natën makabre të 21 korrikut./TemA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren