TIRANE-Edhe kjo e shtunë qytetarët e Tiranës i gjeti pa transport publik. Në stacionet e urbanëve pritja është e kotë, pasi autobusi përsëri nuk do të vijë.
“Në një ditë normale ky stacion autobusësh do të ishte i mbipopulluar me qytetarë që presin për linjën e tyre. Ndërsa në kohë të pandemisë transporti është i pezulluar. edhe pse kemi disa vendime nga institucionet që të vazhdojë puna e transportit urban në kryeqytet kjo deri më tani ka qenë e pamundur. shkak për këtë janë bërë kërkesat e shoqatave të transportit, të cilat kanë pezulluar aktivitetin deri në momentin që Ministria e Infrastrukturës dhe e Financave të vendosin për pagat e punonjësve dhe kërkesat që ata kanë”.
Mendoni se duhet të vazhdoj transporti publik në kryeqytet?
-Duhet të ishte hapur me kohë jo sot.
-Po nuk ka transport ka mbaruar çdo lloj gjëje, transporti na rregullon ne dhe biznesin.
-Duhet të hapet.
-Duhet të hapen të gjitha shërbimet.
-Është i domosdoshëm”
Problemi bëhet më shqetësues në këto ditë të nxehta për punonjësit, të moshuarit apo studentët, që duhet të lëviznin në këmbë ose të përdorin shërbimin taksi në mungesë të një mjeti personal.
“Për ne që jemi në punë na ka prishur shumë punë"
Me çfarë keni shkuar në punë?
Disa ditë në këmbë, pastaj me makinën e punës
"Unë tani dua të iki tek 21 dhjetori. Me çfarë të shkoj me taksi, se kështu thonë. Të iki me taksi. Por ne jemi hallexhi nëse do të kishim lekë do të iknim me makinën tonë. Punëtor jemi pensionistë jemi, njerëz që është 400 lekë bileta themi të paguajmë 300 lekë ku është më lirë po taksinë e dimë të gjithë ne”, thonë qytetarët.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë, si dhe rihapja e transportit publik është njoftuar më 23 qershor, por që deri më tani po punojnë pjesërisht linjat ndërqytetëse.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
S’ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit 12 lekë për biletë për shtimin e kostove
16 Gusht, 13:50
-
Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit
22 Prill, 17:03
-
Nënshkruhen marrëveshjet e financimit, Gjermania dhe BE-ja mbështesin Transportin e Gjelbër në Tiranë! 81.2 mln euro për autobusë elektrikë
28 Dhjetor 2023, 16:31
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor 2023, 18:13
-
Unioni i Transportit Publik: Nga sot reduktohet numri i autobusëve në Tiranë! Veliaj: Kush nuk del në punë humb automatikisht licencën
31 Korrik 2023, 09:14
-
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik në Tiranë
29 Korrik 2023, 15:49
-
Mero Baze: Bumi i turizmit po zbulon plagën e rëndë të transportit publik
23 Korrik 2023, 19:43
-
Transporti publik rrezikon të mbetet pa drejtues, 600 vakanca! Shoferi për Report Tv: Punoj edhe 16 orë në ditë
7 Korrik 2023, 19:50
-
Risi në transportin publik në Tiranë, pasagjerët sinjalizohen me audio në shqip dhe anglisht për ndalesat në stacione
26 Prill 2023, 15:57
-
Lista e 19 qyteteve me transportin publik më të mirë në botë
9 Prill 2023, 17:00
-
Hartuesi i programit ekonomik të Këlliçit: Transport falas, duke hequr njerëz nga puna, e marrin rrogën kot! Çoçoli: Falimenton Bashkinë
6 Prill 2023, 19:40
-
FOTO/ Këlliçi kapet duke gënjyer, thotë së Baltimore e ka transportin falas, por në fakt është me pagesë
28 Mars 2023, 16:12
Privatizimi i transportit urban ,ne shumicen e qyteteve shqiptare, solli keto pasoja, qe nuk i vuan qeveritari qe lidhi kontratat ,por qytetari i gjore ,qe rropatet per te nxjerre buken e gojes.Vetem linjat interurbane duhet te kalonin tek privati
PërgjigjuPo hapini urbanet o fisqira.. hiqjani licensat atyre palacove te tipit ferdinant ibrahimi qe na lane pa urbane
Përgjigju