Rrjetet sociale kanë një rol mjaft të rëndësishëm në ditët e sotme. Nëpërmjet tyre, shumë figura të njohura të ekraneve po fitojnë para dhe po bëhen të famshëm. Mirëpo ndonjëherë fati që të sjell “Instagrami” është akoma më i madh se kaq.
Aktori që luan në serialin e famshëm turk "Nusja nga Stambolli", u bë pjesë e filmit vetëm nëpërmjet Instagramit. Regjisorja e serialit, Muzeyyen Karaka u njoh me Berkay Hardal nëpërmjet fotove të tij në Instagram. Ajo ishte e bindur që Berkay kishte lindur për të qenë aktor dhe i ofroi rolin si "Murat" në serialin "Nusja nga Stambolli".
Berkay është vetëm 21 vjeç dhe historia për të sapo ka filluar! Të shpresojmë të keni edhe ju të njëjtin fat!

Aktori turk, Berkay Hardal
Komente











