69-vjeçari me COVID-19 nga Shkodra humb jetën tek Infektivi! Ministria e Shëndetësisë: Pësoi hemorragji cerebrale! Ishte në koma dhe vuante nga tumori

69-vjeçari me COVID-19 nga Shkodra humb jetën tek Infektivi! Ministria e Shëndetësisë: Pësoi hemorragji cerebrale! Ishte në koma dhe vuante nga tumori

Një pacient me COVID-19 dhe asimptomatik ka humbur jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale në Spitalin Infektiv në Tiranë. Pacienti ishte nga Shkodra dhe ishte dërguar në Spitalin Infektiv për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa ministria e Shëndetësisë sqaron se pacienti ka pësuar hemorragji cerebrale dhe për pasojë ka humbur jetën. Pra arsyeja e vdekjes së pacientit nga Shkodra nuk ka qenë për shkak të COVID-19.

Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemorragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik). Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

Aktualisht në Shkodër numërohen 94 pacientë të prekur me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin janë shënuar 26 viktima si pasojë e COVID-19.


Lajmi kryesor:

9 raste të reja me COVID, 19 të shëruar, mes tyre një mjek dhe dy infermierë! Rritet numri i të prekurve nga fasoneria e Krujës


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston