Pacolli: Mali nuk na ka njohu

Pacolli: Mali nuk na ka njohu
Edhepse kishte prezantuar ditë më parë notën verbale të njohjes nga shteti afrikan,Mali, zv/kryeministri Pacolli fajet ia hedh ushtrisë atje dhe problemeve të brendshme të Malit.

Pacolli këtë herë nuk thirri konferencë për media, por sqarimin e dha nëpërmes profilit të tij zyrtar në Facebook.

“Para disa ditësh, arriti nota verbale e njohjes nga Republika e Malit, e nënshkruar dhe e vulosur nga Presidenca e këtij shteti. Mali, siç e dini ka një qeveri kalimtare, dhe një president kalimtar, ndërkaq autoritet në këtë shtet është edhe ushtria që praktikisht kontrollon pushtetin brenda vendit dhe nuk ka kooperim në lidhje me Kosovën. Unë personalisht Malin e kam vizituar pesë herë prej ku kam marrë premtimin për njohjen e Kosovës. Problemet e brendshme që ka kjo Republikë kanë krijuar situata të paqarta pas arritjes së notës verbale të njohjes. Në këto momente unë gjindem në rajonin e Afrikës nga ku, kam kuptuar se situata ka ndryshuar pas intervenimit të ushtrisë së Malit në proces. Ne kemi pranuar notën verbale të njohjes dhe si të tillë e kemi publikuar, ndërsa çështjet e brendshme të këtij shteti apo të shteteve të tjera nuk na interesojnë.

Si rrjedhojë ne nuk jemi përgjegjës as nëse këto shtete ndryshojnë qëndrimet e tyre, si rezultat i problemeve të brendshme. Ne Afrike procesi i lobimit po vazhdon, ndërkaq rezultatet e afirmimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare do të vazhdojnë të vijnë", shkruan zv/kryeministri Pacolli në Facebook.

Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk është arsyetuar për këtë problem me njohjen apo mosnjohjen nga shteti i Malit.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia