TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i komanduar i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, paditet në gjykatën e Tiranës, nga shefi i antidrogës në policinë e Vlorës Adrian Liçaj.
Liçaj, ka depozituar padinë civile në 24 shkurt, ku i kërkon Edi Palokës, ta dëmshpërblejë në shumën financiare prej 50 milion lekë të vjetra, për dëmin e shkatuar në deklaratën publike të pak javëve më parë, ku akuzonte Adrian Liçaj,si ushtar të bandës së Zani Çaushit.
Shefi i antidrogës në policinë e Vlorës, në padinë civile ka paraqitur si provë kryesorë dy videokaseta të marra nga televizionet kombëtare dhe një material të transkiptuar, ku tregohet deputeti Paloka, që akuzon me zë dhe me figurë Adrian Liçajn, si ushtar të bandës së Zani Çaushit në Vlorën e vitit 1997. Veç dëmshpërblimit financiar, Liçaj i kërkon gjykatës të detyrojë të paditurin të publikojë përgënjeshtrimin e lajmit, të dhënë në konferencën për shtyp në datën 01.02.2014.
50 milion lekë
Adrian Liçaj, i kërkon gjykatës së Tiranës të dënojë deputetin e PD Edi Paloka, duke dëshmpërblyer më pas shefin e antidrogës me 50 milion lekë të vjetra. Sipas padisë civile, Liçaj pretendon se deputeti Paloka në daljen publike para mediave vizive dhe të shkruara, e ka akuzuar drejtpërdrejt me emër dhe mbiemër, të shoqëruar dhe më pamje filmike, si mik të të dënuarit Zani Çaushi, duke e cilësuar si ushtar të këtij të fundit.
Në padi, Liçaj shpjegon se në jetën e tij ska qënë ushtar në asnjë moment i Çaushit dhe se për pamjet filmike që i reefrohet Edi Paloka, ai është në gjëndje të sigurojë dhe dëshmitarë, që tregojnë se ka qënë efektiv i Policisë së Shtetit dhe ka negociur me anëtarët e bandës së Zani Çaushit dhe vetë këtë të fundit për lirimin e kalimit në urën e Mifolit.
Deklarata e Palokës
Në 1 shkurt Edi Paloku, në cilësinë e nënkryetarit të PD deklaroi para mediave se një prej anëtarëve të bandës së Vlorës është emëruar së fundmi në policinë e këtij qyteti. Paloka është shprehur:”… nëse doni të dini se si rilind Policia e Shtetit me këtë qeveri, shihni se kush është emëruar së fundmi specialist i antidrogës në Vlorë.
Adrian Liçaj, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv, por për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë haruar kohët e vështira të vitit 1997. Liçaj ka qënë një nga ushtarët e Zani Çaushit dhe kushdo mund të futet në “You-Tube” dh eta verifikojë këtë që pot hemi ne…”.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com