Është shtyrë për më 29 dhjetor shqyrtimin e një padie për “shpifje” të biznesmenit Mirel Mërtiri kundër deputetëve të PD, Lulzim Basha, Belind Këlliçi, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e Ina Zhupa në Gjykatën e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Seanca e sotme nuk është zhvilluar pasi nuk është paraqitur biznesmeni paditës.
I pranishëm në seanca, deputeti Belind Këlliçi foli për mediat. Ai tha se nuk tërhiqet nga deklarimet e tij për cilësimin e Mërtirit si një nga përfituesit kryesorë në aferën e inceneratorëve.
“Më vjen mirë që 3 prej arkitektëve të aferës më të madhe korruptive mbi të cilët qëndron pa diskutim Edi Rama, Erion Veliaj, bashkë me Mirel Mërtirin, tre prej tyre, Lefter Koka, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë në arrest në burg. Ftojmë edhe Mirel Mërtirin që të paraqitet në gjykatë e të mos shmanget nga drejtësia”, tha Këlliçi.