Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, gjatë intervistës për Report Tv, ka folur edhe për padinë, e ngritur ndaj saj nga Këshilli Bashkiak për shkak të emërimeve dhe zëvendësimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia, dhe shprehet se nuk është e shqetësuar nga kjo padi por ka frikë se mos përdoret politikisht.
"Unë uroj që kjo s'po përdoret. Nuk dua kurrsesi që çështje që lidhen me punë dhe shërbime të përditshme të politizohen në këtë moment. Unë jam e qetë, gjërat mund të qartësohen në aspektet ligjore. Ajo që më ka lënë shije të hidhur është se i kërkova, se un kam qenë e pranishme në sallë, nuk kam pasur dijeni dhe në çdo rast ekziston, mundësia për t'iu përballur me fakte u përpoqa me kohë të çoj disa argumente me me situata të ngjashme të krytarëve të bashkive por nga ana tjetër nuk shërbeu por dua ta trajtoj si një procedurë, e do të verifikohet në fund.
Kjo ka ndodhur gjatë viteve nuk ndodh për herë të parë. Nga ana tjetër është procedura e konfirmuar jo vetëm për SHA Vllaznia por për të gjitha SHA që administrohen nga Bashkia Shkodër.
Një shembull të fundit në sajë të udhëzimit të ministrisë së financave Bashkisë i është kaluar një tjetër shoqëri, tjetër aksionere ajo e trajtimit të shërbimit të studentëve që funskionon si shoqëri aksionere, ku me udhëzim të ministrisë së financave kryetari i bashkisë rregullon statutin etj, në këtë rast edhe vetë shteti jonë ministria në bazë të ligjit autorizon atë që ka përfaqësimin për të bërë ekzekutimin dhe administrimin e një SHA.
Nuk ndjehem e shqetësuar, përkundrazi por dua që të mos përdoret politikisht", tha Ademi.
Ademi është një nga emrat e propozuar për kandidate në Shkodër, e për këtë ajo shprehet se falenderon PD për vlerësimin por shton se momentalisht do të çojë deri në fund detyrën që ne i kanë dhënë qytetarët në krye të bashkisë.
"Falenderoj PD për vlerësimin që më bën duke më bërë pjesë të një liste të përfaqësuesve politike të një qyteti. Unë aktualisht jam kryetare e bashkisë Shkodrës por në fund të fundit ky është edhe një vlerësim tjetër që më jepet. Në kushtet që jam kam detyrën që ne emër të qytetarëve të vazhdoj të administroj bashkinë. Vlerësoj atë që ka bërë PD, është hera e parë që ndodh", shtoi ajo.
Lajmi kryesor: