Voltana Ademi për Report Tv, flet për herë të parë nga karantina: 8 ditët e para kisha probleme, tani jam mirë, por e lodhur! Sistemi shëndetësor ka probleme me adresimin e COVID-19

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi flet për herë të parë për mediat pasi u prek nga COVID-19. Në një intervistë për Report Tv ka rrëfyer ditët e saj në karantinë dhe simptomat që ka pasur nga sëmundja. Në ditën e 13-të të izolimit në banese Ademi ka treguar vështirësitë për shkak të komplikacioneve që u krijuan nga virusi covid19, sidomos në 8 ditët e para.

"Besoj se do jem në fazën e fundit drejt shërimit të plotë. Ka qenë e vështirë, është sëmundje e pakuptueshme si sëmundje, në n jë moment ndihesh mirë dhe më pas ke simptoma të shtuara si temperaturë, kolla, lodhja, djersitja dhe vështirësi në frymëmarrje. Jam përpjekur ta menaxhoj , kam një periudhë jo të lehtë. Ka qenë një situatë e vështirë sidomos 8 ditët e para, pot tani jam më mirë pak e lodhur por do kalojë", tha Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës ka pasur kritika për sistemin shëndetësor që nuk ka një protokoll të qartë të ndjekjes së pacientëve dhe mungesës së mbështetjes shëndetësore të familjeve për përballimin e kurimit ndaj COVID-19, që sipas saj është shumë i kushtueshëm.

"Sistemi ka shumë probleme në adresimin e covid-19.  Sistemi i kujdesit të mjekut të familjes dhe shërbimit parësor nuk ekziston në përballimin e koronavirusit. Një i prekur nuk ndiqet në bazë të një protokolli, pjesa që lidhet me mjekimin, kontrollet, analizat e gjakut, pra ka një protokoll. Çdo pacient duhet të ketë mjekun që i jep informacionin dhe e ndjek kurimin e  tij. Pjesa e mjekimit kushton shumë për COVID-19. Shteti nuk jep asnjë asistencë për këto familje që kanë të prekur, pasi kurimi është i shtrenjtë. Shërbimi shëndetësor nuk është mbështetur fare dhe kjo është e rëndë për një familje", tha Ademi.

Por në këtë situatë të vështirë nuk kanë munguar mesazhet nga kolege të pozitës dhe opozitës të cilët e kanë mbështetur në këtë situatë, por ajo ka folur dhe ngritur kritika për sistemin shëndetësorë parësorë dhe në rritjen e rolit të mjekut të familjes.

"Në momentin e parë jo se nuk e prisja të bëhej lajm, por nuk ndihesha mirë pasi jemi në një situatë sëmundje, ajo u shoqërua me një mori telefonatash, që në fillim dukeshin sikur të ngacmoni, por kanë pasur impaktin e një mbështetje. U jam përgjigjur të gjithëve nga qytetarët, bashkëpunëtorët, më kanë telefonuar autoritete të larta të shtetit i kam falenderuar", tha Voltana Ademi.

Por pavarësisht situatës së covid, zonja Ademi është pyetur edhe për politikën, duke u ndalur tek kandidim i mundshëm për deputete ajo është shprehur se do të vazhdojë detyrën si kryetare e Bashkisë Shkodër. Ndërkohe sa I takon zgjedhjeve vendore ajo ripërsërit apelin për formimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese.

Kjo është dalja e parë publike, nga kushtet e karantinës e kryetares së Bashkisë Voltana Ademi ndërkohe që është akoma ne pritje te tamponit të dytë për t'iu rikthyer me pas aktivitetit normal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Padia e Këshillit Bashkiak për Vllazninë, Ademi: S'më frikëson, s'dua të përdoret politikisht! Do vazhdoj të jem kryetare Bashkie

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, gjatë intervistës për Report Tv, ka folur edhe për padinë, e ngritur ndaj saj nga Këshilli Bashkiak për shkak të emërimeve dhe zëvendësimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia, dhe shprehet se nuk është e shqetësuar nga kjo padi por ka frikë se mos përdoret politikisht.

"Unë uroj që kjo s'po përdoret. Nuk dua kurrsesi që çështje që lidhen me punë dhe shërbime të përditshme të politizohen në këtë moment. Unë jam e qetë, gjërat mund të  qartësohen në aspektet ligjore. Ajo që më ka lënë shije të hidhur është se i kërkova, se un kam qenë e pranishme në sallë, nuk kam pasur dijeni dhe në çdo rast ekziston, mundësia për t'iu përballur me fakte u përpoqa me kohë të çoj disa argumente me me situata të ngjashme të krytarëve të bashkive por nga ana tjetër nuk shërbeu por dua ta trajtoj si një procedurë, e do të verifikohet në fund.

Kjo ka ndodhur gjatë viteve nuk ndodh për herë të parë. Nga ana tjetër është procedura e konfirmuar jo vetëm për SHA Vllaznia por për të gjitha SHA që administrohen nga Bashkia Shkodër.

Një shembull të fundit në sajë të udhëzimit të ministrisë së financave Bashkisë i është kaluar një tjetër shoqëri, tjetër aksionere ajo e trajtimit të shërbimit të studentëve që funskionon si shoqëri aksionere, ku me udhëzim të ministrisë së financave kryetari i bashkisë rregullon statutin etj, në këtë rast edhe vetë shteti jonë ministria në bazë të ligjit autorizon atë që ka përfaqësimin për të bërë ekzekutimin dhe administrimin e një SHA.

Nuk ndjehem e shqetësuar, përkundrazi por dua që të mos përdoret politikisht", tha Ademi.

Ademi është një nga emrat e propozuar për kandidate në Shkodër, e për këtë ajo shprehet se falenderon PD për vlerësimin por shton se momentalisht do të çojë deri në fund detyrën që ne i kanë dhënë qytetarët në krye të bashkisë.

"Falenderoj PD për vlerësimin që më bën duke më bërë pjesë të një liste të përfaqësuesve politike të një qyteti. Unë aktualisht jam kryetare e bashkisë Shkodrës por në fund të fundit ky është edhe një vlerësim tjetër që më jepet. Në kushtet që jam kam detyrën që ne emër të qytetarëve të vazhdoj të administroj bashkinë. Vlerësoj atë që ka bërë PD, është hera e parë që ndodh", shtoi ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dem dapi: 03/10/2020 18:32

    Po masken e ja paska dhan dhurat gazetarit

    Përgjigju
  • Filipi: 03/10/2020 18:02

    Jena karantinu edhe un e marku

    Përgjigju
  • papaapa: 03/10/2020 16:27

    shpetoi zagarja..

    Përgjigju
  • Gjeloshi: 03/10/2020 14:50

    A ka Zot? Kjo asht femna ma e ndyt nje e perdalun e Shkodres turpi i djepit te Kuktures

    Përgjigju
  • Debile: 03/10/2020 14:28

    Sra rrufeja ne hale

    Përgjigju
  • Bobi: 03/10/2020 14:24

    Femer e shemtum neveri deri ne jargavitje

    Përgjigju
  • Fran Uci: 03/10/2020 14:11

    O Voltan shkina Marku i orgjive ne Bashki a te erdhi me te pa?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq