'Vllaznia' fut në telashe Voltana Ademin, Këshilli Bashkiak e padit! Krybashkiakja: Nuk i kuptova pretendimet e tyre, detyrën e kam bërë me korrektësi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi duhet të përballet me një padi, e ngritur nga këshilli bashkiak për shkak të emërimeve dhe zëvendësimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Konflikti ka nisur mbi pronësinë e klubit të futbollit të Vllaznisë, nëse e ka kryetarja e Bashkisë këshillin mbikëqyrës të klubit të futbollit apo Këshilli Bashkiak Shkodër.

Sipas Këshillit Bashkiak, vendimet që ato kishin marrë për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, ku kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Mësohet se objekti që propozohet për çeljen e procesit është ai i kundërshtimit të vendimit të kryetares së bashkisë për “Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe “Për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës  të shoqërisë.

Gjithashtu padia është edhe kundër mosveprimit të administratorit të KF Vllaznia i cili nuk ka depozituar pranë QKB aktet e ligjshme të marra nga këshilli bashkiak në cilësinë e asamblesë së përgjithshme.

Duket se nuk ka qetësi për Volta Ademin këtë kohë, ku pas ditë më parë rezultoi pozitive me COVID-19.

Vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Padia ndaj Voltana Ademit, reagon kryebashkiakja: Do shqyrtoj pretendimet e do jap sqarimet!

Pas padisë të këshillit bashkiak për Voltana Ademin mbi emërimet tek Vllaznia, ka reaguar vetë kryebashkiakja.

Ajo thotë se nuk është njohur me pretendimet nga këshilli. Ademi thotë se do të shqyrtojë me vëmendje dhe do të japë përgjigje për çdo paqartësi në aplikim të ligjit.

Voltana u dërgoi këshillit dhe vendimet e kryetarëve të bashkive Vlorë, Kamëz e Lushnje për vendimet që ato kanë marrë.

"Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë. Meqënëse më pyet, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata me tagrin që u jep ligji kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim" - thotë Ademi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 26/09/2020 15:11

    ADA mund te jene malsore qe nuk dine te flasin !por kriminel siç ishte keshilli bashkiak i kaluar te drejtuar nga partia e krimit siç eshte partia Demokratike i drejtuar nga nje kriminel si Sali Berisha.dhe nje kryebashkiake e pa afte qe mendjen e tek Hajdari jo te puna qe i takun moj ADA militantja.

    Përgjigju
  • Ada: 26/09/2020 10:56

    Uuu anetaret e keshillit bashkiak ne Shkoder, turp per faqe te zeze, njeri me idjot e i paafte se tjetri. Malesore qe sdine as te flasin...te pashkolle e injorant!!! Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë