Prej datës 1 gusht 2017 kur në fuqi kanë hyrë ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale, debati për pozicionin e paqartë të prokurorit, është i bërditshëm në korridoret e prokurorisë.
Ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale, i kanë hequr të drejtat, pavarësinë dhe vendimarjen, që i ka caktuar prokurorëve Kushtetura e Republikës së Shqipërisë. “…Nuk mund të flitet për pavarësi nëse vendimmarrjen për një organ e merr një organ tjetër.
Kjo nuk është kontroll, por marrje kompetencë...”-thonë prokurorët. Sot që flasim, prokurorët vijojnë të zbatojnë Kodin e Pr.Penale, i cili sipas tyre është në kundërshtim të hapur me nenin 148 të kushtetutës.
Duke qëndruar në vijën e respektimit të ndryshimeve të reja, shumë prokurorë thonë për “Shqiptarja.com” se e ndjejnë veten në funksionin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe jo si prokurorë.
“Me ndryshimet e bëra në kodin e procedures penale ligjvënësi ka vepruar në mënyrë kontradiktore, pasi nga njëra anë përcakon organin e Prokurorisë si të vetmin organ që mban përgjegjesi për ushtrimin e ndjekjes penale, ndërsa nga ana tjetër i heq këtij organi mundësinë e vendimmarrjes lidhur me ndjekjen penale, duke ia dhënë këtë gjykatës.
Pra në këtë mënyrë organi i prokurorisë mban përgjegjësi për një vendimmarrje,jo të tij…”-tha për “Shqiptarja.com” në kushtet e anonimatit një prokuror. Ndërkohë ligji i ri i jep të drejtë prokurorit të pushojë çështje vetëm për kundravajtje penale dhe i jep gjykatës kompetencën, sipas unionit, antikushtetuese, për të gjykuar kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës apo për dërgimin në gjyq të çështjes për krimet.
Nga ana tjetër unioni thotë në padinë drejtuar Gjykatës Kushtetuese se “heqja e ekskluzivitetit të organit të Prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale përbën shmangie të këtij organi nga ushtrimi i veprimtarisë së tij kushtetuese, duke cënuar edhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.
Aktualisht, Gjykata Kushteteuse ka në proces edhe 3 ligje të tjera të reformës në drejtësi, ku më i rëndësishmi është ai i “vetting”-ut, pasi gjyqtarët kërkojnë të shpallin antikushtetuese pjesën e kontrollit të figurës së njerëzve të drejtësisë.
Padia që kundërshton 20 nene të ligjit
Që prej 2 gushtit 2017,(UPRSH) Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, i është drejtuar me një padi Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që kjo gjykatë të shfuqizojë të paktën 20 nene të ligjit për ndryshimet në Kodin e Pr. Penale.
Gazeta “Shqiptarja.com” siguron të plotë padinë e UPRSH, ku kundërshtohet një sërë nenesh dhe paragrafe të ligjit.
Prokurorët thanë se janë gati 20 nene të ligjit 35/2017 apo paragrafë të neneve të lidhura me to, që janë në kundërshtim me nenin 148 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sepse sipas tyre cënojnë kompetencën ekskluzive të Prokurorisë për të ushtruar ndjekjen penale, për të përfaqësuar akuzën në gjykim si dhe me pavarësinë e këtij organi për të ushtruar funksionet ligjore.”…Këto parashikime cënojnë standardet kushtetuese që kanë të bëjnë me parimin e shtetit të së drejtës, respektimin e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të pavarura, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, me pavarësinë e Prokurorisë…”-thuhet në padinë e UPRSH.
Pavarësi i jep kushtetuta por ja heq ligjvënësi
Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se prokuroria është i vetmi organ që ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit.
Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisënë këtë dispozitë kushtetuese nuk vendos kufizime përsa i përket kompetencave që duhet të ushtrojë organi i prokurorisë.
Po ashtu, formulimi i kësaj dispozite kushtetuese paraqitet si një dispozitë e qartë dhe ezauruese, dhe si e tillë, duhet interpretuar në mënyrë strikte e të zbatohet drejtpërdrejtë pasi në këtë dispozitë nuk është parashikuar mundësia e kufizimit të funksioneve të prokurorisë me anë të ligjeve, qoftë edhe Kodit të Procedurës Penale. “…Pra,kjo dispozitë e Kushtetutës nuk përmban elementet e një norme referuese, për shkak se nuk i është deleguar e drejta ligjvënësit për të përcaktuar funksionet dhe kompetencat e prokurorisë”-thuhet në padinë e unionit të prokurorëve.
“Nëse se bën kushtetuta s’mund ta bëjë ligji”
UPRSH-ja vlerëson se,nenet 8, 16, 182, 183, 184, 185, 188, si nenet, apo paragrafë të neneve të lidhura me to, të Ligjit Nr. 35/2017 që, i kufizojnë kompetencat e Organit të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale bien në kundështim flagrant me nenin 148 pika 1 dhe 2 të Kushtetutës, ku thuhet se prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit.
Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit.
Gjithashtu, në këtë dispozitë kushtetuese nuk vendosen kufizime përsa i përket kompetencave që duhet të ushtrojë Prokuroria dhe nuk i delegohet ligjvënësit ndonjë kompetencë për rregullimin e kompetencës dhe funksioneve të organit të prokurorisë, ç’ka e bën këtë dispozitë kushtetuese drejtpërdrejtë të zbatueshme.
Ndodhur në këto kushte, legjislatori nëpërmjet neneve nenet 8, 16, 182, 183, 184, 185, 188, si nenet, apo paragrafë të neneve të lidhura me to,të Ligjit Nr. 35/2017 ka cënuar respektimit e hierarkisë së normave jurdike si element i parimit të shtetit të së drejtës. “…Ky është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës Kushtetuese në disa çështje të tjera analoge, në të cilat ka theksuar se “…atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji….”-thuhet në padinë e prokurorëve.
Deklarimi antikushtetues dhe shfuqizimi i Neneve
Neni 8, pika 2 gërma b togfjalëshi “për kundërvajtjet penale” gërma c gërma ç.
Neni 11, pika 2 togfjalëshi “ose në seancë paraprakë”, paragrafi 2; 24, pika 2 togfjalëshi “t’i kërkojë gjykatës pushimin e akuzës ose çeshtje, si dhe të kërkojë dërgimin e çeshtjes në gjyq, sipas rasteve të parashikuara nga ky kod”.
Neni 40, pika 1 gërma “f” togfjalëshi “ose gjyqtarit të seancës paraprake”, gërma “h” tog-fjalëshi “në seancë paraprake dhe”.
Neni 72, pika 3 paragrafi i parë tog-fjalëshi “në seancën paraprake ose”.
Neni 139, pika 4 togfjalëshi “gjatë seancës paraprake”.
Neni 152, pika 1 togfjalëshi “brenda 15 diteve nga regjistrimi i kallëzimit”.
Neni 171, pika 1 togfjalëshi “ose në fillim të seancës paraprakë”; 180, pika 3 togfjalëshi “të seancës paraprake”.
Neni 181, pika 6 gërma a togfjalëshi “ose i kërkon gjykatës pushimin e akuzës apo çeshtjes, nërastet e parashikuara nga neni 329/a i Kodit”,gërma b.
Neni 182, pika 1 togfjalëshi “kur procedohet për kundërvajtje penale”.
Neni 183, pika 1 togfjalëshi “para gjyqtarit të seancës paraprake”, paragrafi 2, pika 3 gërma c, pika 4, pika 5 togfjalëshi “dhe c”, pika 6 togfjalëshi “të seancës paraprake”, dhe “c”.
Nenet 184; 185; 186; 187; 188; 224, pika 1 togfjalëshi “në seancën paraprakë ose”
Neni 226, pika 1 togfjalëshi “në seancën paraprakë”.
Nenet 228, 242, pika 4.të ligjit nr.35/2017 dt.30/03/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905,datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com