Paditi Amber Heard për shpifje, aktori Johnny Depp dëshmon në gjykatë: S'kam goditur kurrë asnjë grua! Dua të pastroj emrin tim! Rrëfen abuzimin në duart e nënës së tij kur ishte fëmijë

Paditi Amber Heard për shpifje, aktori Johnny Depp dëshmon në gjykatë: S'kam goditur kurrë asnjë grua! Dua të pastroj emrin tim! Rrëfen abuzimin në duart e nënës së tij kur ishte fëmijë

Johnny Depp

Aktori i njohur Johnny Depp po dëshmon në gjyq kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard të cilën e ka paditur për shpifje, për një shkrim të saj në Washington Post të vitit 2018, ku ajo tregoi se ishte abuzuar në familje, referuar aktorit. Depp kërkon 50 milionë dollarë nga Heard, teksa dëshminë e tij në një gjykatë në Virxhinia e nisi duke thënë se ai nuk kishte goditur kurrë asnjë grua në jetën e tij dhe se donte të pastronte emrin, pas akuzave të rënda që ish-bashkëshortja i bëri.

“Rreth gjashtë vjet më parë zonjusha Heard bëri disa akte kriminale mjaft të urryera dhe shqetësuese kundër meje që nuk bazoheshin në asnjë lloj të së vërtetës. Ishte një tronditje e plotë, thjesht nuk kishte nevojë të shkonte në atë drejtim pasi asgjë e tillë nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Në marrëdhënie kishte debate dhe gjëra të asaj natyre, por unë vetë nuk arrita kurrë deri në pikën që të godas Heard në asnjë mënyrë dhe nuk kam goditur ndonjëherë ndonjë grua në jetën time. E vërteta është e vetmja gjë që më intereson", tha ai.

Depp tregoi po ashtu edhe abuzimin në fëmijëri nga e ëma, Betty Sue Palmer. Ai tha se ajo e kishte dhunuar verbalisht e fizikisht. Ai rrëfeu si e ëma e kishte goditur me tavëll në kokë, me takën e këpucës, e çdo gjë tjetër.

"Ajo shfrytëzonet çdo mundësi për të qenë sa më mizore. Në shtëpinë tonë nuk kishte asnjë siguri. Dhuna fizike ishte konstante. Tallej me çdo defekt timin, të vëllait apo të motrës", ka rrëfyer ai.

Depp pretendon se akuzat e Heard i shkaktuan atij humbje financiare të mëdha, duke përfshirë përjashtimin nga seritë e ardhshme të filmit të famshëm "Pirates of the Caribbean".

Depp dhe Amber u takuan në xhirimet e "The Rum Diary" në vitin 2009, u martuan në 2015 dhe u ndanë, në një divorc të bujshëm, 1 vit më pas.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen