Paga mesatare mujore në Shqipëri, ka arritur 92.150 lekë në fund të muajit qershor, nga 83.906 lekë që ishte në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Për periudhën prill-qershor INSTAT thotë se rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimit, me 22.1%, ku duket se ka dhënë ndikim aksioni i tatimeve kundër nëndeklarimit të pagave. Pavarësisht rritjes së regjistruar në të gjithë sektorët, bujqësia e peshkimi vijojnë me rrogat më të ulëta.
Por përpos rritjes së pagave, e cila po nxitet edhe nga mungesat për punonjës, të dhënat më të fundit tregojnë se afro 25.8% e shqiptarëve paguhen deri në nivelin e pagës minimale.
Më pas janë 25.9% që paguhen mesatarisht nga mbi 50 mijë lekë deri në 75 mijë lekë në muaj, më tej janë 16.2% që marrin nga mbi 75 mijë deri në 95 mijë lekë. Rroga mbi 120 mijë lekë rezulton se marrin 17.1% e të punësuarve në vend.
Bazuar në të dhënat e INSTAT rezulton se minimalisht 52% e të punësuarve nuk e arrijnë pagën mesatare të vendit. Sa i takon hendekut privat-shtet, ai vijon të jetë i lartë afro 21 mijë lekë. Paga mesatare për një të punësuar në privat është 86.094 lekë, nga 77.137 lekë që ishte në tremujorin e dytë vjet.
Rritja në privat për këtë periudhë duket se ka qenë më e shpejtë se në shtet, pasi paga në sektorin privat është rritur me vetëm 7,565 lekë, krahasuar me vjet.











Komente
Komento