Paga mesatare në Shqipëri 75.114 lekë, në shtet 15 mijë lekë më e lartë se në privat! Bizneset dorështrënguar në paga dhe pse s’kanë punonjës

Punonjës nuk ka, sipërmarrjeve u mungon stafi, qeveria tenton të mbushë boshllëkun me të huaj, ndërkohë pagat në sektorin privat mbeten thuajse në vendnumëro.

Rroga mesatare në fund të muajit qershor arriti në 75.114 lekë, duke u rritur me vetëm 89 lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Kurse në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar paga mesatare në vend rezulton se është rritur me 4,209 lekë. Rritja e pagave është udhëhequr kryesisht nga shteti, për shkak të reformës së pagave që qeveria ndërmori për administratën publike.

Aktualisht paga mesatare në sektorin shtetëror është 85 mijë e 901 lekë, ose rreth 15 mijë lekë më shumë se rrogat që ka sektori privat, i cili mban edhe peshën më të madhe të punonjësve që ka vendi, e për pasojë është kontribuuesi kryesor në skemën e pensioneve.

Sipërmarrja edhe pse prej vitesh vuan mungesën e punonjësve, përsëri qëndron dorështrënguar përballë punëmarrësve. Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare në sektorin privat në fund të muajit qershor arriti në 70 mijë e 430 lekë, nga 69 mijë e 400 lekë që ishte në fund të 2023-shit.

Këto shifra flasin për 2 fenomene thelbësore, së pari ose biznesi nuk po mbështet me rritje pagash punonjësit për të mbajtur stafin ekzistues në kushtet e mungesës së theksuar të punonjësve, ose së dyti është fenomeni i nëndeklarimit të pagave.

Duke qenë se ekspertët por edhe vetë qeveria thotë se biznesi nuk deklaron pagat reale, pasi rritja e tyre është më e lartë se ajo që raportohet në tatime, rezultatet e INSTAT, mund të tregojnë një situatë jo reale me pagat.

Prej kohësh tashmë, është vënë re fenomeni negativ i dhënies së pagave një pjesë në dorë, e tjetrën në bankë, me qëllim shmangien e pagesës së taksave. Fenomen ky i trajtuar gjerësisht nga Report TV me një cikël investigimesh.

Sa i takon sektorëve të mirë paguar, INSTAT thotë se gjatë tremujorit të dytë 2024, aktivitetet ekonomike me paga mesatare më të larta, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Paga mesatare në Shqipëri:
Viti 2022                     66.014 lekë
Viti 2023                     75.025 lekë
Qershor 2024              75.114 lekë
Paga në privat vs shtet:
                                         Privat                     Shtet
Viti 2022                     62.198 lekë           74.450 lekë
Viti 2023                     69.400 lekë           87.864 lekë
Qershor 2024              70.430 lekë           85.901 lekë

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin