Pagesa e borxheve të prapambetura
UKT: Ja procedurat lehtësuese
Drejtoria e Ujesjelles Kanalizime Tiranë ka publikuar sot hapat që duhet të ndjekin abonentët debitorë, për të shlyer borxhet e prapambetura, duke përfituar lehtësira nëpërmjet një aktmarrveshje me UKT.
Drejtoria e Ujesjelles Kanalizime Tiranë ka publikuar sot hapat që duhet të ndjekin abonentët debitorë, për të shlyer borxhet e prapambetura, duke përfituar lehtësira nëpërmjet një aktmarrveshje me UKT.
“Akt-marrëveshja e re UKT sh.a me abonentët debitorë lehtëson dhe ndihmon të gjithë konsumatorët familjarë që të shlyejnë borxhet e faturave të papaguara prej kohësh. Njëkohësisht ky vendim i ri, i cili parashikon pagesën prej vetëm 2 mijë lekësh plus faturën e muajit përkatës, nxit gjithë konsumatorët që të shlyejnë detyrimet e parapambetura ndaj UKT sh.a.", njofton UKT.
Çfarë duhet të bëjë konsumatori për të përfituar nga ky vendim?-Për të lidhur akt-marëveshjen e re, abonentët debitorë duhet të paraqiten pranë njësive të UKT-së.
-Për të nënshkruar akt-marrëveshjen gjithë abonentët, në momentin që paraqiten në Njësinë përkatëse duhet të kenë me vete kontratën e furnizimit me ujë si dhe një mjet identifikimi.
-Ditën e nënshkrimit të marrëveshjes abonenti debitor duhet të kryejë pagesën e parë, e cila është 2 mijë lekë plus faturën e muajit aktual.
Njësitë ku duhet të paraqiten banorët sipas zonave: Njësia Nr.1- Adresa: Rruga꞉ Riza Cerova, Pallati “Xhajs″, Tiranë.
Njësia Nr.2- Adresa: Rr."Petro Nini Luarasi", tek Tregu Elektrik.
Njësia Nr.3 - Adresa: Blloku i banimit “Vasil Shanto”, Rr. Jusuf Vrioni
Njësia Nr.4- Adresa: Rr."Artan Lenja", pranë Zjarrëfiksëve tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Njësia Nr.5- Adresa: Ish-Kombinati Tekstil, kati i dytë në krah të njësisë administrative Nr.6.
Njësia Nr.6- Adresa: Rruga hyrëse për në Vorë, pranë Xhamisë Vorë, tek pallatet Al-Konstruksion
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
54.9%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edhe Gjykata e Lartë refuzon të jetë pjesë Komisioni antikorrupsion të PS: nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit
3 Tetor, 15:02
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, 2 të plagosur
3 Tetor, 14:55
-
Putini nënshkruan ligjin që ua mundëson të pandehurve t’i bashkohen ushtrisë
3 Tetor, 14:51
-
PD përplasje e flakë në Kuvend, Analisti Yzeiri: Janë veç delinkuentë e idiotë! Kjo parti e ka mbyllur misionin prej kohësh
3 Tetor, 14:50
-
Ancelotti nuk kërkon justifikime: Me Lille s'meritonim as barazimin
3 Tetor, 14:40
-
Kosovë/ Shpërthim në pronën e ish kryetarit të Zubin Potokut
3 Tetor, 14:35
-
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë! Ekspertja: Nëse nuk bëjmë teste jemi vetë fajtore
3 Tetor, 14:31
-
BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes
3 Tetor, 14:29
-
Morinë, kosovari tentoi të hynte në Shqipëri me 18 mijë euro, i kishte fshehur në makinë
3 Tetor, 14:20
-
Alban Daci: Këta janë të gjithë njësoj, modeli krahasues është dështimi për të bërë diferencën!
3 Tetor, 14:14
-
Ilir Proda merr detyrën e betohet, Ministri Hoxha: Dua sa më shpejt formatimin e policisë së shtetit! Hapet gara për drejtorët në qarqe
3 Tetor, 13:53
-
Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK për të dhënë deklarime
3 Tetor, 13:40