Pagesa për transportin e mësuesve, Kushi në Report Tv: Po ndërhyjmë në VKM, do përfitojnë edhe ata që punojnë jashtë bashkisë! Në fuqi së shpejti

Qeveria po ndërhyn në një VKM me qëllim që të mundësojë pagesën e transportit për mësuesit që punojnë jashtë bashkisë ku jetojnë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se aktualisht pagesë për transport marrin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km nga shkolla ku punon, por duhet të jetë brenda bashkisë.

E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ministrja tha se po ndërhyhet në mënyrë që t’iu jepet zgjidhje këtyre rasteve, një prej të cilit e ka denoncuar edhe Report Tv, ku mësuesit e Roskovecit nuk marrin pagesën për transport pasi japin mësim në Fier.

Sipas ndryshimeve që do të bëhen në VKM që do të futen shumë shpejt në fuqi, Kushi tha se pagesën e transportit do ta përfitojnë edhe ata mësues që japin mësim 50 km larg banesës ku jetojnë, ndonëse shkolla mund të jetë në një bashki tjetër.

“Po e zgjidhim sipas VKM. Një mësues paguhet nëse banon 5 deri në 50 km nga shkolla ku punon por duhet të jetë brenda bashkisë. Nëse distanca është 50 km, por është nga një bashki tjetër, nuk i merr paratë. Po e korrigjojmë, kemi në pritje të mendimit nga ministritë e tjera. Po e heqim kriterin që duhet të punojë dhe jetojë brenda së njëjtës bashki. Do ta përfitojnë pagesën e transportit nëse distanca deri në 50 km, edhe nëse nuk jetojnë në të njëjtën bashki ku punojnë. Shumë shpejt do futet në fuqi”, tha Kushi.

Ndërkohë, ndalur në kërkesat e pedagogëve, për rritje page, Kushi nuk ua ka mbyllur derën duke thënë se po i shohin këto kërkesa dhe në bahskëpunim me ta do të gjejnë një zgjidhje.

“Ne jemi duke i adresuar të gjitha kërkesat e pedagogëve. Qoftë ata të protestave, por të të gjithë rektorëve dhe pedagogëve të tjerë. Ne i rritëm pagat me 15%. 7 nga shteti dhe 8% nga vetë universitetet. Mbështetja jonë do të vazhdojë. Të gjitha kërkesat që kanë, ne po trajtojmë dhe javën e ardhshme kam një seancë dëgjimore në komisionin e edukimit për të adresuar këto probleme. Në bashkëpunim dhe me ata po i adresojmë”, u shpreh Kushi në Report Tv.

Ministrja u ndal edhe tek ngrohja  e shkollave, pasi këtë javë vendi ynë është përballur me temperatura shumë të ulëta. Kushi tha se vetëm 28 shkolla janë që nuk kanë ngrohje dhe po bashkëpunojnë me bashkitë për të gjetur zgjidhje. Ajo theksoi se deri më tani asnjë shkollë nuk është mbyllur për shkak të kushteve atmosferike.

“Bashkitë po përpiqen që edhe aty ku ka mungesa ti plotësojnë me pajisje ngrohëse, kaldajë kondicioner. Bashkitë merren në mënyrë të drejtpërdrejtë. 28 shkolla që nuk kanë ngrohej, ka dhe shkolla ku ose kaldaja ka nevojë për riparime ose shitemi elektrik është ia amortizuar dhe nuk e pranon që të përdoren shumë pajisje ngrohëse në të gjithë kohën. Po punojmë në bazë të prioriteteve, aty ku nevojat janë më të mëdha, aty do ndërhyjmë më përpara. Ne bashkëpunojmë, ministria çdo vit ka buxhet për të financuar infrastrukturë shkollore”, vijoi Kushi.

Ndërkohë, ministrja bëri me dije se në të gjithë vendin mësimi po bëhet me dy turne në 92 shkolla dhe pjesa më e madhe e tyre është në Durrës, për shkak të rindërtimit.

"92 shkolla e zhvillojnë me turne, mbi 60 në Durrës, sidomos ato që po rindërtohen nga tërmeti. Të tjerat në shkolla për shkak të numrit të lartë të nxënësve. Në tiranë shkollat e reja, vitin e kaluar janë rindërtuar 12 shkolla të reja, janë me kapacitete më të larta, se i kërkon për momentin ajo zonë. Po i ndërtojmë për një perspektivë disa vjeçare", tha ministrja. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 09/02/2023 14:43

    E dashur Kushi, ministria qe drejtoni eshte cope-cope. Librat e shkollave jane te keqpershtatur, mesuesit jane me mesatare 6 dhe ngrohja mungon zonje e nderuar. Si keni ndermend te zgjidhni situaten?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë