Ngecin hetimet për aparaturën e përgjimeve të Shërbimit Informativ Ushtarak, që mendohet se është përdorur për të përgjuar opozitën dhe diplomatët e huaj në  Shqipëri pas demonstratës së 21 janarit 2011. Burimet zyrtare nga prokuroria e Tiranës, thanë se shkak për këtë ngecje është bërë mungesa e pajisjes dhe teknoologjisë së duhur nga Instituti i Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme për të ekzaminuar aparaturën me vlerë 1.5 milion euro.Sipas policisë shkencore, për tre muaj është tentuar hapja e hard-diskut dhe interceptorëve të aparaturës për të parë nëse ky aparat i teknologjisë së lartë është përdorur për përgjim, por nuk është arritur deshifrimi dhe hyrja brenda materialeve të hard-diskut. Ndërkohë ndihmë i është kërkuar FBI, por ende prokuroria ska marrë një përgjigje prej saj.