1200 tregtarë ambulantë dhe të tregut të rrobave të përdorura kanë protestuar sot në mëngjes për rreth një orë.

Objekt i protestës së tyre ka qenë një kontroll i tatimeve të Tiranës të cilët  i kanë kërkuar atyre kasën fiskale çka i kthen ata nga ambulantë në tregtarë të vegjël që për ta do të thotë taksa më të larta.

Problemi i dytë i tyre në protestë ishte edhe konkurrenca e pandershme që ju bëhet nga persona që shesin nëpër trotuare dhe ku të munden duke ju shmangur taksave.

Ata i kërkojnë bashkisë që  ti përmbahet marrëveshjes me ta si dhe Tatimeve që të mos i trajtojë si biznes i vogël ndryshe ata do të bllokojnë rrugët e Durrësit në vazhdim të protestave.

protesta durres per kasat fiskale
protesta durres per kasat fiskale
protesta durres per kasat fiskale


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)