Qytetarët e Tiranës që kanë frekuentuar në orët e para të mëngjesit qendrën, por edhe disa prej rrugëve kryesore janë përballur me një pamje të pazakontë.
 
Bulevardi ''Dëshmorët e Kombit'' dhe rrugët lidhëse me të janë bllokuar nga një karvan i një ceremonie martesore, që po shëtiste në rrugët më kryesore të Tiranës, shoqëruar nga policia.
 
Gjatë gjithë itinerarit, karvani i shoqëruar edhe me mjete të sigurisë së lartë ka bllokuar rrugët kryesore, që lidhen me bulevardin dhe kjo ka sjell edhe irritim dhe protestën e qytetarëve.

Qytetarët janë ankuar për bllokimin e rrugës dhe vonesat e shkaktuara.
 
Për më tepër, kjo autokolonë shoqërohej gjatë gjithë kohës nga efektivë dhe mjete të Policisë së Shtetit, të cilët në vend që të kujdeseshin pë zhbllokimin e trafikut dhe krijimin e lehtësirave për qytetarët, kanë qenë gjatë gjithë kohës në sherbim të pajtonit të çiftit që po martohej.

Veç një patrulle policie shoqëruese, edhe efektivët e pozicionuar për rregullimin e trafikut në bulevardin kryesor dhe Sheshin 'Skënderbej' orientonin trafikun në mënyrë që ti lejonin lehtësi kalimi kësaj autokolone që paraprihej nga pajtoni me dy kuaj.

pajtoni i nuses bllokon trafikun

pajtoni i nuses bllokon trafikun

pajtoni i nuses bllokon trafikun

pajtoni i nuses bllokon trafikun

pajtoni i nuses bllokon trafikun

pajtoni i nuses bllokon trafikun
(Pajtoni i çiftit të sapomartuar dhe karvani shoqërues i automjeteve luksoze)

d.b/shqiprtarja.com