Pak orë pasi la qelinë Balliu sërish në protestë: Do shkoj një mijë herë në burg! Rama dhe Lleshaj kërkojnë vëllavrasje

Pak orë pasi la qelinë Balliu sërish në protestë: Do shkoj një mijë herë në burg! Rama dhe Lleshaj kërkojnë vëllavrasje

Klevis Balliu

TIRANË- Pas orë pasi u lirua nga qelia, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shfaqur sërish në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët tashmë kanë zhvendosur protestën e tyre në trotuar.  Balliu tha se Rama po largon Shqipërinë duke i ofruar Beogradin.

Ai deklaroi se nuk është bërë pishman që ka ardhur në këtë protestë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj  se kërkojnë vëllavrasje në Shqipëri.

"Sot Edi Rama po largon Shqipërinë nga Europa duke i ofruar Beogradin. Asnjë shqiptar nuk do të shkojë në Serbi. Ky popull mbron vlerat dhe kërkon të ndërtojë një shtet. Zoti mbi të gjitha, familja dhe interesi i kombit. Për këto luftohet dhe bëhet gjithccka. Me këto tre parime PD do të qeverisë vendin. Edi Rama nuk është njeri i vlerave por i marrëveshjeve të zeza. Ai nuk e ka hallin as te kombi as te qytetarët por t'i shpëtojë burgut për krimet që ka bërë. Jam krenar sot që përfaqësoj PD,që jam me atë parti dhe që ndodhem në këtë protestë. Nga kjo protestë do të vazhdojnë edhe protestat kombëtare. Nga këtu do të nisin. Nuk bëhem pishman kurrë që kam ardhur në këtë protestë dhe që shkova tek ajo rrugë për të protestuar. Ata sot po kryejnë krim duke urdhëruar këta efektivë policie të cilët kanë humbur shumë se ata janë njësoj qytetarë. Sandër Lleshaj dhe Edi Rama kërkojnë vëllavrasje në Shqipëri. Ne nuk jemi njerëz të dhunës por të drejtësisë. Një mijë herë më mirë shkoj në burg për kauzat e opozitës dhe nëse jam duke mbrojtur qytetarët por kurrë nuk do ta pranoj të marrë pjesë në karriget e burgut", u shpreh Lleshaj.

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestuesit e 'Astirit', duke caktuar masën e sigurinë 'detyrim paraqitje'. Gjyqtari Kreshnik Omari nuk pranoi kërkesën e dy prokurorëve, Robert Kote dhe Denisa Hasko për të lënë në burg Balliun dhe 9 protestuesit e tjerë, të cilët të dielën e 13 tetorit, kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë në protestën e banorëve të 'Astirit'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadiku: 17/10/2019 13:33

    Ky e te tjere cuba te tille po i bejn larshillik ligjit.Qeverija Rama me organet ligjzbatuese ose te zbatojn ligjin duke ju treguar vendin kytyre halabakeve politik te bashes,ose te jap sinqerisht dorheqen.Ky tip halabaku e deklaron hapur se eshte kundra ligjit,ketij ose vemjave tilla si ky ligji duhet tju tregoj vendin.Kete kerkoj shqiptaret dhe nderkombetaret.Nje nga shkaqet e moshapjeve negocjateve shqiperi Be eshte mozbatimi i ligjit ose zbatimi i tije selektiv.

    Përgjigju
  • tani: 17/10/2019 11:34

    lereni dreqin se e ben qe kur te vi PD ne pushtet te perfitoje ndonje post, minister don po te shohim

    Përgjigju
  • Une: 17/10/2019 01:33

    Me mire mos dil fare nga burgu

    Përgjigju
  • Beni: 17/10/2019 00:38

    Po ketij i ka thene babai i cili ka qene komunist qe te vazhdoje me kauzen e humbur

    Përgjigju
  • Alb: 17/10/2019 00:27

    Se kap vetingu kete apo dekriminalizimi duhet te linte mandatin sepse ka skede kriminale kundershtim me dhune i forcave te rendit apo vtm te fukarenjt perdoren keto metodat.

    Përgjigju
  • Bepi: 17/10/2019 00:09

    O legen ti nuk ke ik ne burg se te diftoj un ty mor pushti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda