Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha sot se 3 bashki të tjera kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paketës së Maleve.
Gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo bëri me dije numri i bashkive të cilat kanë miratuar zonat prioritare ka kaluar dy të tretën dhe brenda fundit të majit, do të përfundojë procesi në të gjitha bashkitë e vendit .
"Sot kemi miratuar 3 bashki të reja për sa i përket Paketës së Maleve. Propozimet e ardhura për zonat prioritare janë miratuar për Bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Tani numri i bashkive ka kaluar në 2/3 dhe në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga qytetarët, sa i përket Paketës së Maleve, në kontekstin e zonave prioritare dhe të zhvillimit rural. Në javët që kemi përpara do të jenë bashkitë e fundit, dhe besoj që brenda fundit të muajit maj, ne përfundojmë të gjitha bashkitë e vendit, me zonat prioritare të miratuara, ndërsa bashkitë janë në fazën përfundimtare të miratimit të aplikimeve në Këshillat Bashkiakë" tha Demo.
Paketa e Maleve është një program i qeverisë Rama që synon zhvillimin e zonave malore dhe rurale përmes lehtësimit të investimeve të larmishme në turizëm, bujqësi, agroturizëm dhe aktivitete të tjera ekonomike.
Programi parashikon identifikimin e zonave prioritare në çdo bashki, ku qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje dhe lehtësi për projektet e tyre. Synimi i qeverisë Rama është rigjallërimi i zonave malore, frenimi i braktisjes së fshatrave dhe nxitja e zhvillimit rural.
Komente










ERVIN DEMO SUPER HAJDUTI QE VODHI MILIONA ME TREGUN BUZE LUMIT OSUM !! HAJDUT QE DEL ATY NE TV SHPRESOJ TE KAPI SPAKU TE VI RRADHA SE SHPEJTI, QE VJEDH LEKT E QYTETRAVE BERAT!!!!
Përgjigju