Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar mbi situatën e rëndë të zjarreve që po përballet vendi ynë muajin e fundit, ku janë shkrumbuar me mijëra hektarë. Në një video në Facebook Braçe ka deklaruar se destinacioni i zonave të djegura nuk ndryshon.
Deputeti socialist thekson se ligji është i qartë, dhe pretendimet se Paketa e Maleve po i 'djeg' pyjet për hotele, restorte apo parqe fotovoltaike është një budallallëk.
Braçe shprehet se në vend të hedhësh pretendime të pabaza, ajo që duhet të ketë më shumë rëndësi është t'i kushtohet vëmendje atyre që ndezin zjarret dhe dëmtojnë pyjet.
Postimi i plotë
Zjarri i qëllimtë në fondin pyjor kombëtar, në pyje, nuk e ndryshon destinacionin: pyll apo fond pyjor!
Nuk ka asnjë mundësi – edhe i djegur, është pyll dhe fond pyjor, gjithë jetën!
E kemi shkruar shumë qartë në ligjin “Për pyjet”; e keni në nenin 5, pika 7!
U nxita t’i them këto fjalë për shkak të budallallëkut të qëllimshëm, të lig, që lidh Paketën e Maleve, ndërtime për qëllime turistike – hotele, resorte etj., ndërtime për qëllime të prodhimit të energjisë elektrike, me zjarret kudo që ato po djegin.
Boll për ata që ndezin zjarr, qoftë edhe për këto qëllime!
Edhe po dogjët, destinacioni fond pyjor, pyll etj. Nuk ndryshon. Nuk ka dhe nuk do të ketë leje për këtë kurrë!
Boll për të gjithë ata që gënjejnë në mënyrë të qëllimshme, me harta zjarri e me harta banale për secilin nga aktivitetet e mësipërme; edhe sikur zjarri të bjerë, ndizet qëllimisht në ato sipërfaqe, destinacioni fond pyjor, pyll etj. nuk bëhet Hotel, Resort, Park Fotovoltaik, Park Eolik etj.
Do t’i kërkoj Kuvendit të verifikojë ligjin, zbatimin e tij për çdo sipërfaqe të djegur, lejet e dhëna dhe territorin e djegur.
Nga ana tjetër, po si nuk i dëgjova njëherë të njëjtët të thërrasin: “Mos ndiz zjarr!”?
Si nuk u pashë një postim të tillë në këto dy muaj e ca ditë të zjarreve?
Zjarri nuk ndizet vetë, përgjithësisht! E ndezin njerëz të ngjashëm me këta që bëjnë zjarr në rrjetet sociale, pra humanë, njerëz!
Po si nuk u folët njëherë këtyre zjarrndezësve?
Si nuk i kërkuat njëherë prokurorëve e gjyqtarëve: “zjarrndezësit në burg!”?
Bëjeni njëherë! Do të ndiheni mirë..
-
Erjo po çfar ben more je shperfytyruar fare a derezi .Mbaj nje linje te pakten , perse nuk reagoje kur ishe zv kryeminister ? Paketa e malese nuk lindi tani , ka lindur me perpara si ide dhe per kete ti do te shikohet prape ligji ? .Kur vete personat qe kane provato e tyre sipas ligjit pers mos ta zhvillojne ? Se je ne gjendje te ndjekesh vijen e PS mire se sje largohu po pa hedhur balte mbi ndryshimet qe solli qeveria Rama qe nga 2013 e deri me sot ku ke qene pjese edhe ti .
Përgjigju










Komente
Komento