Kryeministri Rama, ka urdhëruar gjithashtu dhe ngritjen e një task-force në çdo bashki me 3 persona për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri nëpërmjet paketës së maleve.
Rama nuk i ka ndalur kritikat për asnjë prej kryebashkiakëve, të cilët nuk kanë përmbushur këkesat e tyre. Ndër të tjera ai bën me dije se do të analizohet sesa secila bashki do të kontribojë në ngritjen e nivelit ekononik në vend nëpërmjet krijimit të të ardhurave të reja.
Kryeministri gjithashtu ka shkëmbyer batuta dhe me kryebashkiakët demokratë, të cilët gjithashtu nuk kanë dorëzuar hartat.
“Bëni menjëherë përcaktimin e zonave duke përfshirë sa më shumë territore, përveç atyre pikave për arsye ligjore është e pamundur të ndërtohet. Më dëgjon ti kryebashkiaku i Kukësit? Ti më dëgjon po nuk e di a më kupton. Niveli i interesit për të investuar në ato territore është i lartë. Sa herë kam ardhur atje, ma ke ngrit këtë problem, kemi kërkesa po nuk kanë letra. Ke 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe akoma nuk ke sjellë hartën.
Duhet të ngrini një task forcë në çdo bashki me 3 persona që t’i rrinë pronto njerëzve që shprehin interesin. 500 të parët që do të marrin kontratën 10 vite nuk do të paguajnë asnjë lloj takse. Duhet t’i ndihmoni të jenë të 500 të parët.
Ministrja po përgatit ato kriteret që do të vlejnë për ministritë e bashkisë. Kriteri i parë është që të kontribuosh në rritjen ekonomike të vendit nuk mund të jenë të gjithë konsumatorë të rritjes, duhet të jenë dhe kontributorë. Nuk është mblidh t ardhura nga qytetarët dhe pastaj shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura. Bashkitë duhet të jenë pararojë për të krijuar të ardhura.
Edhe Memaliaj e Fushë Arrëzi që janë hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu, nuk na kanë sjellë gjë, kështu që iu kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas si djathtas, shqiptarët flenë gjumë. Brenda muajit tetor, duhet të vijnë të gjitha hartat”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Paketa e Maleve/ Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare? Demokratët i kemi për hudhër, majtas e djathtas keni fjetur gjumë (VIDEO)










