I ashpër dhe duke u kërkuar llogari se nuk u janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për paketën e maleve, kryeministri Rama mblodhi kryetarët e Bashkive me një ultimatum: të identifikojnë menjëherë zonat prioritare për zhvillim.
Rama i kritikoi kryebashkiakët për neglizhencë dhe duke lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.Të vetmet që deri më tani e kanë dorëzuar hartën janë bashkitë e Elbasanit, Belshit, Skrapari, Përmetit dhe Tropoja.
“E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi, nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.
Bëjmë takimin sepse kemi shqetësimin që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketave që ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracitë të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, tha Rama.
Rama gjithashtu ka urdhëruar ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet.
“Duhet të ngrini një task forcë në çdo bashki me 3 persona që t’i rrinë pronto njerëzve që shprehin interesin. 500 të parët që do të marrin kontratën 10 vite nuk do të paguajnë asnjë lloj takse. Duhet t’i ndihmoni të jenë të 500 të parët”, tha Rama.
Pa dhënë detaje se për cilin rast bëhet fjalë, njoftoi edhe një operacion të madh policor për falsifikim pronash.
“Kemi zbuluar një operacion kriminal për të marrë një sasi të madhe toke me dokumente të falsifikuara, na ka ndihmuar policia shkencore. Do ta ndjekim me prokurori e gjykata. Po kur vjen puna tek gjykata hasim në akte ati shtet”, tha Rama.
Në këtë takim, kryeministri nuk ka kursyer as humorin dhe ironitë drejtuar kryebashkiakëve, të cilët nuk kanë dorëzuar hartat me zonat prioritare. Njësoj ai iu drejtua dhe kryetarëve të bashkisë së PD-së, Hilë Currit në bashkinë e Fushë-Arrëzit si dhe opozitarit Albert Malaj i Memaliajt. Rama i cilësoi si hudhra, ndërsa më pas iu drejtua të vetëve me humor se shpëtuan nga vendosja në pozita pune, pasi as ata nuk kanë përmbushur detyrimet.
Me humor, Rama gjithashtu i tha kryebashkiakut të Këlcyrës, Klement Ndonit, nëse ai nis punimet për të ndërtuar një projekt në zonë brenda muajit, do ta hipin në vend të Ali Pashës në shtatoren në Tepelenë.
Kryeministri Rama i është drejtuar dhe krybashkiakut të Këlcyrës Klement Ndonit duke i kërkuar të nisë investimet në zonën që drejton. Ai gjithashtu e ka shoqëruar këtë bisedë dhe me humor.
“Dëgjove Klement. Ta kam thënë qëkur jemi njohur bashkë. Gjithë ajo gjë e bukur atje që e ke mbi kokë, bëje një projekt atje. Je duke u marr po si po merresh. Nuk je Benjamin Baton që shkon duke u bërë më i ri.
Brena muajit do e fillosh? Po e fillove brenda muajit, të gjithë këta që janë këtu, do më mirëkuptojnë që të vijmë atje, të shkojmë në Tepelenë, Tërmeti me dorën e vet do të heqi Ali Pashën dhe pa të hipur ty atje që të rrish të paktën 5 minuta dhe të gjithë të duartrokasim 5 minuta rresht, të jap fjalën”, tha Rama.
Kryeministri Rama ka kritikuar gjithashtu dhe bashkinë e Pogradecit, duke i vënë në dukje terrenin favorit si dhe numrin e lartë të fermerëve.
“Nuk po flas për Pogradecin se është i zënë me territoret e antikitetit të thellë. Tani në fund na doli që të gjithë fermerët e Evropës origjinën e punës e kanë pasur në Pogradec. Ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec, tani duhet të kesh investime në këtë drejtim”, tha Rama.
Edi Rama iu drejtua dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, ku me humor i tha se kur ky projekt u nis, Beci nuk kishte mjekët, e sot që e ka, akoma nuk ka dorëzuar hartat për zonat prioritare.
“Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.
Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat”, tha Rama.
Kryeministri Rama, ka urdhëruar gjithashtu dhe ngritjen e një task-force në çdo bashki me 3 persona për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri nëpërmjet paketës së maleve.
Rama nuk i ka ndalur kritikat për asnjë prej kryebashkiakëve, të cilët nuk kanë përmbushur këkesat e tyre. Ndër të tjera ai bën me dije se do të analizohet sesa secila bashki do të kontribojë në ngritjen e nivelit ekononik në vend nëpërmjet krijimit të të ardhurave të reja.
Kryeministri gjithashtu ka shkëmbyer batuta dhe me kryebashkiakët demokratë, të cilët gjithashtu nuk kanë dorëzuar hartat.
“Bëni menjëherë përcaktimin e zonave duke përfshirë sa më shumë territore, përveç atyre pikave për arsye ligjore është e pamundur të ndërtohet. Më dëgjon ti kryebashkiaku i Kukësit? Ti më dëgjon po nuk e di a më kupton. Niveli i interesit për të investuar në ato territore është i lartë. Sa herë kam ardhur atje, ma ke ngrit këtë problem, kemi kërkesa po nuk kanë letra. Ke 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe akoma nuk ke sjellë hartën.
Duhet të ngrini një task forcë në çdo bashki me 3 persona që t’i rrinë pronto njerëzve që shprehin interesin. 500 të parët që do të marrin kontratën 10 vite nuk do të paguajnë asnjë lloj takse. Duhet t’i ndihmoni të jenë të 500 të parët.
Ministrja po përgatit ato kriteret që do të vlejnë për ministritë e bashkisë. Kriteri i parë është që të kontribuosh në rritjen ekonomike të vendit nuk mund të jenë të gjithë konsumatorë të rritjes, duhet të jenë dhe kontributorë. Nuk është mblidh t ardhura nga qytetarët dhe pastaj shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura. Bashkitë duhet të jenë pararojë për të krijuar të ardhura.
Edhe Memaliaj e Fushë Arrëzi që janë hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu, nuk na kanë sjellë gjë, kështu që iu kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas si djathtas, shqiptarët flenë gjumë. Brenda muajit tetor, duhet të vijnë të gjitha hartat”, tha Rama.
Komente











Kemi degjuar shume per paketen e maleve nga qeveria.Ne bashkine e kelcyres , ndodhet nje komunitet DESHNICE quhet me reth 40 fshatra dhe ndrmjet tyre qendra e kesaj treve qe dikur furnizonte me drith, perime, fruta dhe kryesisht rrus dhe molle , sot eshte ne pike te hallit.Fshatrat Tolar, Leskovec, Topojan, Xhanaj , Mertinj Benje Fratar ,Senican.nuk eshte vene " dore nga vitet 90' dhe deri me sot.Qe te besh nje investim dhe mundesite jane per cdo gje por mungon KRUESORJA QE ESHTE RRUGA.Per rrugen e fshatit Maleshove qe nuk ka asnje banor u gjenden fondet per te bere nje shpi alpine kurse per nje zone te tere qe dikur ishte komune nuk ka " fonde Zona ime eshte Bullizuar qe nga koha e komunizmit dhe vazhdon edhe sot.Prandaj te dashur " qeveritare mos u tallni me lloj lloj PAKETASH.E bete JU qe Zona ime u boshatis vetem per RRUUUUUGEN qe vetem zogjte shkojne
Përgjigju