Paketa për rininë, Kryemadhi: 0% tatim për të ardhurat e të rinjve deri 30 vjeç

Paketa për rininë, Kryemadhi: 0% tatim për të ardhurat e të rinjve deri 30 vjeç


Kryetarja e LSI-së u shpreh se partia që ajo drejton po përgatit një propozim që synon zerimin e tatimit për të ardhurat e të rinjve deri 30 vjeç. "Propozime konkrete per start-up-et, biznesin e drejtuar nga të rinjte, po i pergatisim dhe do ti paraqesim së shpejti propozimin tone bashke me faturen financiare qe cdo i ri apo e re deri ne moshen 30 vjec per cdo biznes apo edhe te ardhurat e tyre financiare qe vine si rezultat I punes tyre ne biznes, administratë, sistem bankar, shendetsi, bujqesi apo cdo fushe tjeter tatimi te jete 0.  Ne duhet te hartojme politika qe ti kushtojme vemendje te rinjve dhe te rejave qe ti mbeshtesim per te qendruar ne shqiperi.

Do te ishte nder dhe perfitim I madh per shtetin shqiptar qe me mire te bej 0 taksat per te rinjte shqiptare se sa parate e tyre te harxhohen per udhetimet e luksit të enturazhit qeveritar. Plakja e popullësisë dhe largimi i të rinjve janë alarmi ynë I madh dhe ndalimi i këtij trendi duhet konsideruar dhe trajtuar si interes kombëtar.  Prandaj shteti dhe të gjithë mekanizmat e tij, politika pa dallim dhe e bërë bashkë duhet të synojë e realizojë ndërrmarjen e politikave që kanë në themel të tyre solidaritetin dhe dimensionin social, humanizmin dhe shtetin si garant të arsimit e punësimit për të rinjtë, të shëndetësisë si shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si përfitim të oligarkëve" tha ajo.


Lajmi kryesor:

15-vite LSI, Kryemadhi: Edhe ne kemi përgjegjësi, duhet të çlirojmë të majtën, Rama synon eliminimin tonë


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?