Pakoja e Madhe, eksperti Tola: Ndihma mund të jepej për disa muaj! Duhet të gjendej dakordësi që të përfitonin dhe ata në sektorin privat! Asnjë mbështetje për studentët

Rreth 1 milion shqiptarë të cilët përfitojnë nga ‘Pakoja e Madhe’ anti-infalcion, por diskutimet ka pasur dhe rreth kategorive të përjashtuara nga paketa, çështjes nëse është e mjaftueshme vetëm për 1 muaj, apo dhe mbi cilën analizë është realizuar hartimi i saj.

Pedagogu, dhe eksperti i ekonomisë, Igli Tola thotë se të ardhurat e buxhetit të shtetit mund të krijojnë mundësinë që paketa të shpërndahej dhe më shumë se një herë, duke marrë parasysh krizën ekonomike dhe vështirësitë e familjeve shqiptare në përballimin e saj.

Në një intervistë për ‘Shtypi i ditës dhe ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti Tola foli rreth kësaj ndihme sociale, nëse ka një analizë studimore mbi të cilën është bazuar dhe çfarë mund të përmirësohej.

“Nëse do të bëhej një menaxhim dhe shpërndarje tjetër të të ardhura publike, mundësia ekziston vetëm nga TVSH-ja e vjelë tashmë me një çmim më të lartë, u morën me shumë sesa gati gjysmë miliardi euro shtesë. Ekziston mundësia që kjo pagesë të bëhej të patën për disa muaj, pasi është një krizë, pasojat e së cilës ne po e ndjejmë dita ditës”, u shpreh eksperti Tola.

Eksperti thotë se duhej të gjendej një rrugëzgjidhje që të përfitonin dhe të punësuarit në sektorin privat, familjet e të cilëve janë të prekur nga kriza ekonomike dhe për me tepër që një pjesë e madhe e tyre nuk kanë paga të larta.

“Nuk ka një strategji, një plan të mirë studiuar dhe një analizë, e cila e mbështet nuk ka transparencë, kjo na shpreh se familjet në sektorin privatë nuk është se janë prekur nga kjo krizë, apriori nuk është logjike, ata konsumojnë produktet e tregut. Bëhet parimisht paksa  më e vështirë, duke qenë se këto të punësuar nuk kanë marrëdhënie direkte me buxhetin shtetit..., por mund të gjendej një mundësi në rakordim me biznesin. Sektori privat ka kategorinë e pagave më të ulëta  në vend, për shembull fasonet. Krizën e ndjenë më shumë, janë këto familje në nivelin e ardhurave minimale.", tha eksperti.

Eksperti Tola sheh me shqetësim pamjaftueshëmrinë e kësaj ndihme në mbulimin e shpenzimeve të familjeve shqiptare, të cilat pjesën më të madhe të ardhurave të tyre shkojnë për shpenzimet në ushqime. Ai shprehet se kjo paketë anti-inflacion është një vendimmarrje e nxituar dhe me prapavijë politike.

“Në kushtet që çmimet në tregun kryesisht ushqimor, duke ditur që familjet shqiptare në një mesatare  gati 55% të të ardhurave, i çojnë për shpenzime utilitare, pra për kategorinë ushqime, pije jo alkoolike, kjo balancë është më e madhe në familjet me të ardhura më të ulëta, pensionistët, ata me ndihmë ekonomike, që rastin e këtyre familje nuk është 55% është 70, 80 %. Bëhet e vështirë që 8 mijë lekë të arrijë e të mbulojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve”, shprehet eksperti Tola.

Studentët mbahen me të ardhurat e familjeve të tyre, ndaj është një kategori që duhej të përfshihej në kategoritë që do të përfitonin nga ‘pakoja e madhe’

“Janë kategori sociale , që mund të jenë të punësuar, por që mbahen nga të ardhurat e familjes, atyre qe mund të jenë nga zonat rurale detyrohen të paguajnë dhe shpenzime ekstra që janë rritur disa fish, kosto që u bie atyre është më e madhe.”, tha Tola.

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Kategoritë që përfitojnë shumën nga 8 mijë deri në 20 mijë lekë janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, personat e administratës, gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike, zjarrfikës, infermierë, mësues, edukatorë, efektivë këmbësorie të ushtrisë, ushtarë bazë, mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës, infermierë, mjekë, punonjës sigurie, punonjës policie, forca të policisë së Burgjeve dhe  nëpunës.

Përjashtim nga ky rregull bën disa kategori, të cilat edhe pse e kanë pagën mbi 60 mijë lekë të reja do të marrin nga 20 mijë lekë të reja. Ata janë Punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; efektivët e Forcave Speciale Delta; efektivë të Forcave Speciale RENEA dheefektivë të Njësisë së Operacionale apo Zjarrfikësit. Kryeministri Rama e konsideruar këtë pako ndihmë si shumë të rëndësishme për të zbutur pasojat e inflacionit edhe pse sipas tij kjo pako nuk mund t’i japë fund gjithë halleve dhe as t'i japë fund luftës dhe importit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi