Paktet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kryeministri grek: Do të zhbllokojmë integrimin e fqinjëve

Paktet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kryeministri grek: Do të zhbllokojmë integrimin e fqinjëve

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka deklaruar gjatë një fjalimi në parlamentin Europian ditën e sotme se Athina ka një sjellje konstruktive me fqinjët, referuar marrëveshjes me Maqedoninë për cështjen e emrit dhe negociatave me Shqipërinë për dosjet e vjetra mes dy vendeve.

E ndërsa për fatin e marrëveshjes me Shkupin do të vendoset në datë 30 shtator në referendumin që do të mbahet në Maqedoni, me Shqipërinë vijojnë negociatat. Para dy ditësh në një prononcim për mediat në Selanik, Alexis Tsipras u shpreh se Shqipëria duhet që të plotësojë disa kushte për hapjen e negociatave.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias deklaroi se dje marrëveshja me Shqipërinë për çështjet e mbetura pezull mes vendeve do të finalizohet së shpejti. Mes çështjeve që sipas tij janë në diskutim është edhe ajo e kufirit detar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë