Pakti detar/ Ilir Meta në 2010: Nuk ka rëndësi as pajisja e grupit negociator me plotfuqi nga Presidenti dhe as transparenca! Si përgjigjej Kushtetuesja

Pakti detar/ Ilir Meta në 2010: Nuk ka rëndësi as pajisja e grupit negociator me plotfuqi nga Presidenti dhe as transparenca! Si përgjigjej Kushtetuesja

Presidenti i Ilir Meta ka marrë ditët e fundit rolin e mbrojtësit të hapësirave detare të Shqipërisë, ndërsa i ka kërkuar qeverisë llogari për veprimet e saj për çështjen e kufirit detar me Greqinë, nisur nga një deklaratë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin e kufijve detar nga 6 deri në 12 milje. Meta është vënë në lëvizje edhe në kuadër të kompetencës së tij, për të autorizuar komisionin për të negociuar me palën greke për arritjen e një marrëveshje të re të mundshme. Por, 10 vite më parë, Ilir Meta, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, shprehej kundër rolit të Presidentit të Republikës, për të pajisur me autorizim grupin negociator për ndarjen e detit me Greqinë. Meta rezulton një nga mbrojtësit më të zjarrtë të paktit të detar të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të cilët i dhanë në fshehtësi rreth 350 km2 det Greqisë, pakt i cili u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në periudhën janar-prill 2010, gjatë të cilës Ilir Meta mbante postin e ministrit të Jashtëm dhe të zëvendëskryeministrit në qeverinë ‘Berisha’, është zhvilluar beteja mes Partisë Socialiste dhe qeverisë ‘Berisha’ në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e paktit detar me Greqinë, i firmosur nga Lulzim Basha në 27 prill 2009. Një nga arsyet kryesore se pse Gjykata Kushtetuese në datën 15 pill 2020 hodhi poshtë paktin detar, ishte shmangia e Presidentit të Republikës nga qeveria ‘Berisha’, ku komisioni kishte negociuar marrëveshjen pa marrë miratimin e Presidentit. Por, sipas Ministrisë së Jashtme me në krye Metën, roli i Presidentit nuk ishte i nevojshëm. Ky qëndrim reflektohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Konkretisht, Ministria e Jashtme në 2010 ka argumentuar se “Plotfuqia është një element i të drejtës ndërkombëtare dhe nuk ka rëndësi për procedurat e brendshme të lidhjes dhe miratimit të një traktati. Ai konfirmon vullnetin e plotë të shtetit për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga traktati, duke shërbyer si një element sigurie për palën tjetër negociuese. Paraqitja e plotfuqive ka qëllim njohjen me personat kompetentë të palëve në negociata. Konventa e Vjenës njeh mundësinë që palët të mos paraqesin plotfuqi, nëse është e qartë nga praktika e tyre ose me rrethana të tjera që këta persona janë përfaqësues të shtetit. Mungesa e plotfuqive, sipas tij, nuk është element që prek përmbajtjen ose formën e një marrëveshje të negociuar dhe për këtë arsye nuk mund të ngrihet si pretendim për pavlefshmërinë e marrëveshjes ndërkombëtare nga asnjë palë”.

Por, sipas Gjykatës Kushtetuese plotfuqia e Presidentit është shumë e rëndësishme dhe mungesa e saj e bën marrëveshjen antikushtetuese. “Gjykata vlerëson se mospajisja e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës ka sjellë si pasojë cenimin e kompetencës së kreut të shtetit si organi kompetent për përfaqësimin e shtetit shqiptar në marrëdhënie me jashtë. Mungesa e plotfuqisë së rregullt nga delegacioni shqiptar bie ndesh me kuadrin e brendshëm kushtetues dhe ligjor lidhur me përcaktimin e kritereve formale për negocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Si rrjedhojë, kjo papajtueshmëri prek edhe thelbin e marrëveshjes së lidhur nga shteti shqiptar, i cili, në çdo rast, duhet të shprehë vullnetin e tij në përputhje me kërkesat e legjislacionit të brendshëm”, ka arsyetuar gjykata.

Gjykata ka theksuar se shmangia e Presidentit ka shkelur nenin 92 pika ‘ë’ të Kushtetutës, ku përcaktohet kompetenca e Presidentit për të lidhur marrëveshje ndërkombëtar. Gjykata ka vlerësuar se mosmarrja e plotfuqisë nga Presidenti i Republikës për lidhjen e marrëveshjes ose dhënien e plotfuqisë, sipas ligjit, bie ndesh edhe me nenin 7 të Kushtetutës, i cili garanton parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar gjithashtu se konstatimi i mungesës së plotfuqisë nga delegacioni shqiptar në procesin e lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare nuk bie ndesh me nenin 46 të Konventës së Vjenës për respektimin e detyrimeve të marra nga pala shqiptare, pasi në rastin konkret marrëveshja i nënshtrohet një kontrolli paraprak nga kjo Gjykatë, pra para se ajo të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sot nuk ka as negociata dhe as grup negociator i autorizuar nga Presidenti. Ka pasur bisedime në nivele të larta politike mes dy vendeve, për të shkuar drejt ngritjes së komisioneve respektive. Sot ka vetëm një vendim politik të Greqisë, për zgjerimin deri në 12 milje, ë bazë të Konventës të së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, më shumë për t’i dhënë një mesazh Turqisë në Egje. Megjithatë, Meta kërkon transparencë. Ndërkaq, në vitin 2010, Ministria e Jashtme me në krye Metën theksonte se “bisedimet diplomatike të kësaj natyre janë përherë të rezervuara për publikun”, duke mbrojtur fshehtësinë e negociatave.

Qëndrimi i Ministrisë së Jashtme me në krye Metën në vitin 2010  për fshehtësinë e negociatave dhe të marrëveshjes me Greqinë

Qëndrimi i Ministrisë së Jashtme me në krye Metën në vitin 2010  kundër pajisjes së grupit negocitaor me plotfuqi nga Presidenti për të negociuar ndarjen e detit me Greqinë

Letra që Presidenti Ilir Meta i dergoi kryeministrit Edi Rama

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GORISHTI: 02/09/2020 15:26

    O vlonjat nga gorishti po ta mari pd atëhere SHQIPRIA do të fundoset e kurr më në jet sdo të çohet. Po fshatar si puna jote që mendojn kështu ka pak o sapllake e wc.

    Përgjigju
  • Vlora: 02/09/2020 00:01

    Do jet fundi i shqiperise po ta marri prap ps

    Përgjigju
  • Truri i mykur i presidentit: 01/09/2020 18:43

    Vetem per kete fakt duhet te shkarkohet qe po vepron me dy standarde, nje here si minister i jashtem dhe shites trojesh dhe tani ne rolin e presidentiti gangster me revole uji

    Përgjigju
    • Haha: 01/09/2020 19:29

      Metmuti gangster ate nuk e pjerdh gruja e vet

  • O tej: 01/09/2020 17:48

    Tre bandite ne nje foto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun