Pakti për Universitetin/ Nis shpërndarja e kartave të studentit në Vlorë

Pakti për Universitetin/ Nis shpërndarja e kartave të studentit në Vlorë

Ministrja Shahini ishte sot e pranishme në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, ku së bashku me Administratorin e Postës Shqiptare Z. Laert Duraj, rektorin e universitetit, deputetët e Qarkut Vlorë etj. kanë ndjekur procesin e shpërndarjes së kartës për studentët e këtij universiteti.

Pak kohë më parë, MASR zyrtarizoi bashkëpunimin me Postën Shqiptare, falë të cilit kjo e fundit do të prodhojë dhe shpërndajë kartën për studentët e universiteve publike jashtë Tiranës duke ofruar shërbime publike e private me çmime të reduktuara. 

Ministrja Shahini theksoi se tashmë projekti ka filluar të zbatohet sipas detajeve të paracaktuara në bisedimet e bëra gjatë verës me Postën Shqiptare.

“Ky shërbim përfshin jo vetëm ata studentë që janë në Tiranë, por edhe ata që janë në rrethe të tjera. Në këtë kartë do të integrohen të gjitha shërbimet që mund të merren me ulje çmimi për studentët: si shërbimet e siguruara me marrëveshje ministrore në nivel kombëtar, ashtu dhe marrëveshjet me bashkitë apo kompani të ndryshme private", u shpreh ajo.

Ajo theksoi se jeta studentore është e shtrenjtë ngaqë nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Prandaj janë bërë përpjekjet maksimale për të lehtësuar shpenzimet e tyre. 

“Çdo shërbim apo produkt që studentët marrin me ulje çmimi i ndihmon ata në lehtësimin e barrës financiare për ata dhe familjet e tyre. Të njëjtin proces do ta organizojmë edhe në rrethet e tjera, por jam e lumtur që e hapëm këtë projekt në Vlorë”- është shprehur Shahini.

Ndërsa Administratori i Postës Shqiptare, Z. Laert Duraj, u shpreh:

"Ky është hapi i parë në konkretizimin e marrëveshjes midis MASR dhe Postës Shqiptare, në përputhje me qasjen e re të Qeverisë Shqiptare për studentët dhe Postës Shqiptare për klientët e së ardhmes. Përmes kësaj karte, përveç lehtësirave që do të ofrohen nga pushteti qendror dhe ai vendor, Posta Shqiptare do të ofrojë edhe lehtësira për shërbimet bazë që ofron duke synuar që kësaj pakete t'i shtohen së shpejti edhe aktorë të tjerë të tregut, publik apo privat. Qëllimi final është të mundësohen transaksione elektronike kombëtare dhe ndërkombëtare pèrmes llogarive virtuale të studentëve".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille