Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjtetet sociale disa pamje nga bregdeti i Vlorës.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet se qyteti bregdetar është kthyer për shumë qytetarë por jo vetëm si një vend për të bërë ushtrime aerobike.
“Mirëmëngjes...dhe me plazhin e Vlorës, i cili këtë tetor është kthyer edhe në atraksion të një lloji tjetër, si palestër në natyrë për ushtrime aerobike ku mund të niset dita me energjizimin e veçantë nga ai vend i bekuar, ju uroj një javë të mbarë, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Komento