Zjarret në banesa janë gjithnjë motiv shqetësimi dhe frike për njerëzit, por mesa duket nuk ka ndodhur kështu me rrobaqepësen kineze, Xiayun Zhu-Favre, e cila ka qëndruar e qetë duke ujitur lulet, ndërkohë që çatia sipër shtëpisë së saj ishte përfshirë nga flakët.

As mbërritja e gjashtë zjarrëfikëseve me 20 zjarrëfikës në të nuk ka ndikuar në qetësinë e saj stoike. Ajo banonte prej vitesh në atë lagje të Gjenevës, e cila njihet nga fizikantët si selia për Organizimin Evropian për kërkimin Bërthamor. .

zjarri rrobaqepese kineze

Gruaja nuk ka reaguar ndaj zjarrit që tashmë kishte pushtuar pallatin dhe tymi kishte përfshirë të gjithë lagjen, por ka vazhduar të ujisë lulet në ballkonin e saj. Një kalimtar e ka vënë re sjelljen e kësaj zonje dhe menjëherë i ka bërë një foto, e cila ka bërë xhiron e botës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)