TIRANE-Pas protestës që kanë nisur prej datës 23 Qershor te prokuroria e Tiranës banorët që janë në konflikt me ndërtuesin te ‘Unaza e Re’ sot në mëngjes janë përplasur me policinë Bashkiake.
 
Banorët shprehen se policia bashkiake ka tentuar që t’i largojë me forcë, ndërsa përplasja ka nisur sipas tyre gjatë natës, rreth orës 03:00 deri në orët e para të mëngjesit.
 
Banorët deklarojnë se do të vijojnë që të protestojnë para prokurorisë deri në një vendim për fatin e tyre, pasi ndërtuesi u ka marrë pronën.