Përmes një statusi në Facebook deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi ndaj Ministrit Xhafa dhe ish Ministrit Tahiri për ndalimet e simpatizantëve të PD.
Ai thotë që policia është urdhëruar të ndalojë protestuesit në mënyrë që ti lejojë Edi Ramës dhe deputetëve të tij të shkelin “të pashqetësuar “ kushtetutën.
“Është kjo polici që sot kërkon te procedoj deputetë të opozitës dhe qytetarët që u ngritën në mbrojtje të Kushtetutës megjithese ligjin atë ditë ishte pikërisht policia që e shkeli në mënyrë flagrante.
Policia më 18 dhjetor jo vetem u vu në mbrojtje të shkeljes së Kushtetutes po me sa duket në bashkëpunim dhe me urdher të Ramës, tentoi të pengonte një grup deputetësh të opozitës, përfshi nënkryetarin e Parlamentit, që të kryenin detyren e tyre, duke mos i lejuar të hynin në sallën e seancave në momentin e votimit, pikërisht në kohën kur kryetari i grupit parlamentar socialist Balla po vidhte kartat e deputetëve demokratë e po votonte në emër të tyre”, u shpreh nën-kryetari i Partisë Demokratike.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
e.gj/Shqiptarja.com