Autoritetet italiane kanë publikuar detaje të reja nga operacioni i sekuestrimit të mbi 814 kg kanabis dje në gomone, që ishte nisur nga Shqipëria.
 
Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e operacionit të sekuestrimit të lëndës narkotike, ndërsa në pranga u vendosën dy shqiptarë 18 dhe 31 vjeç.
 
Vlera e kanabisit të sekuestruar arrin në 8 mln Euro, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës.
 
Që nga fillimi i vitit 2017, janë rreth 11 ton marijuanë nga Guardia di Finanza në Pulia.



dy.b/shqiptarja.com