Basha ndërtoi 4 dhoma shtesë pa leje në katin e 12-të/ Pamjet me dron

Këto janë pamjet e shtesës pa leje në katin e 12 të banesës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ditët e fundit është bërë objekt i përplasjeve dhe akuzave politike.

Siç dallohet edhe në këto pamje, në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit Qemal Stafa, kreu i PD-së ka bërë shtesë plot 4 dhoma. Të ndara në katër kendet e katit të fundit të ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahet e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Në hapësirën e përbashkët, që i përket sa kryedemokratit Basha aq edhe banorëve të tjerë, është ndërtuar me konstruksion hekuri, fasadat janë bërë me xham të zi duke krijuar pamje për banesën drejt kodrave të Liqenit, por duke u privuar banorëve të tjerë një hapsirë që u takon, e për të cilën kanë paguar kur kanë blerë apartamentin, në pallatin që sot identifikohet si pallati i Bashës. Kryedemokrati ka shkuar edhe më tej, duke personalizuar një prej ashensorëve të këtij pallati, i cili përdoret vetëm për familjarët e tij ndërsa fqinjët e kanë të ndaluar.

Siç duket edhe në këtë leje ndërtimi, që Lulzim Basha i ka dhënë vetes dhe bashkëshortes Aurela Isufi në datë 25. 08. 2014, kohë kur ishte në krye të Bashkisë, specifikohet se ndërtimi shtesë është një kat dhe sipërfaqëja e ndërtimi është 98 metër 2. Për të kryer këto punime, në bazë të lejes, Basha ka kontaktuar firmën “Archimed International sh.p.k”, me administrator Adrian Asllani, i cili shpesh herë është përfolur për lidhjet me kryedemokratin dhe kunatin e tij.

Basha i dha leje vetes për ndërtimin e katit të 13, të cilën sic edhe PD pretendon nuk e zbatoi dhe u dogj me kalimin e afateve. Ndërsa pamjet sot tregojnë se Basha ka bërë shtesa në katin e 12, për të cilat Bashkia thotë se nuk ka leje.

Ndërkaq për lejen e ndërtimit që Basha i dha vetes Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë edhe një letër që ILDKP i dërgonte Bashës, duke i bërë të qartë se kishte firmosur një leje në konflikt të plotë interesi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Droni dhe fishekzjarri: 27/12/2018 23:47

    Nuk eshte normale qe ne shqiperi te fluturosh me dron mbi nje shtepi, ska rendesi eshte Lul Bashes apo e Saliut. Por mendoni qe te fluturonte nje dron mbi shtepine e kyeministrit, apo nje kryeredaktori apo nje pronari medja, mbi vile, mbi tarace, apo mbi lulet e oborrit?? sdo ndodhte?! mendo qe te leshonte nje fishekzjarr, apo mendoni me keq akoma nje lende plasese edhe te vogel. Sa shtrembet shkoj ky vend. Gjynaf

    Përgjigju
  • fadil bajg gjoleka: 27/12/2018 10:09

    O lulzim krimineli o lue hajduti sot është koha e dixhitalit nuk gënjen dot o mashtrus ordiner. Ti duhet të hapësh krahun që të ngrihet pd se e ke bo ktë parti si parti kurvash o kaqol.

    Përgjigju
  • Xxx: 26/12/2018 18:38

    Mos i gezoft o Zot. ZOTI VONON POR S,DO E HARROJE.

    Përgjigju
  • Skender: 26/12/2018 16:01

    Artists he ca I thua kesaj ti a sikur te kishi mendua per popullin Si keni mendua pe familjen tuaj me Vila pallate miljona €€$$ do ishte wen ndryshe shqiperia ime? Te gjith jeni kriminela ps+pd+Lsi and all of you do tu vije dita te jepni llogori per te gjitha Artist luli I vocel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK